Ai ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij tashmë ka përfunduar i gjithi, me 2 vite e 20 ditë burgim.
Jorgo Goro sips përllogaritjeve rezulton se është arrestuar më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe më pas me masa sigurie dhe vendime të GJKKO-së.
Masa e sigurisë ka qenë “arrest me burg” për shpërdorim të detyrës. Më 13 mars 2025 dhe më pas më 22 korrik 2025, shkalla e parë dhe Apeli i GJKKO kanë konfirmuar dënimin përfundimtar me 2 vite dhe 20 ditë burgim ndaj ish-kryebashkiakut. Dënimi është dhënë dy herë për veprën penale ‘shpërdorim detyre” dhe refuzimi për deklarim, fshehja e të ardhurave dhe mosdeklarimi i pasurisë së zyrtarëve. Vendimi më 22 korrik ka marrë foirmën e prerë. Në momentin e dënimit të formës së prerë Goro përllogaritej se kishte kryer 1 vit, 11 muaj dhe 29 ditë izolim, kurse më 12 gusht ai ka plotësuar të gjithë dënimin e dhënë nga drejtësia dhe është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tij nga qelia e Burgut ‘Jordan Misja” në kryeqytet, ku po e vuante izolimin.











