Ish-kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, i akuzuar për korrupsion, i është lejuar lirimi i parakohshëm nga burgu pasi gjykata vendosi të ulë dënimin e tij me një të tretën, njoftoi sot media izraelite.
Nëse prokurorët nuk e kundërshtojnë këtë vendim, 71-vjeçari do të mund të kthehet në shtëpi këtë dielë.
Olmert u detyrua të tërhiqej nga detyra në vitin 2008, (një vendim që rrezikoi bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme), i akuzuar për marrjen e ryshfeteve dhe pengesave që lidhen me përfshirjen e tij në marrëveshjet për ndërtimin e banesave luksoze.
Krimet ndodhën gjatë kohës kur Olmert ishte kryetar i bashkisë së Jeruzalemit dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Olmert u dënua me 19 muaj heqje lirie në shkurt të vitit 2016 dhe më vonë gjykata e shtoi dënimin e tij me 27 muaj burg.
Por, problemet ligjore të Olmert nuk kanë përfunduar.
Ai gjithashtu , do të përballet me akuza të tjera për përpjekjen për të kontrabanduar informacione të fshehta nga burgu.
Avokatët e Olmert thanë se nuk është kryer asnjë krim.
Olmert u dërgua në një spital të burgut si pasojë e problemeve me zemrën më 20 qershor.
Që atëherë, fotot e tij kanë qarkulluar kudo në mediat sociale, të cilat tregojnë se ai duket i sëmurë.











