Një 85-vjeçare u denoncua e zhdukur dy ditë më parë nga familjarët, ndërkohë sot trupi i saj u gjet i pajetë në lumin Osum.
Ngjarja është shënuar në Berat dhe viktima është identifikuar si 85 vjeçarja me inicialet V.N.
Hetimet paraprake flasin për mundësinë e një vetëvrasje, në kushtet e rënda psikologjike.
Trupi i pajetë i të moshuarës u gjet ditën e djeshme, në lagjen Çlirimi në Berat, në zonën e njohur si Deriku u Prerë.











