Një pallat 5 katësh, në lagjen nr 13 të Durrësit, i cili është konstatuar i pabanueshëm nga grupet e inspektimit do të shembet me shpërthim të komanduar.
Janë marrë të gjitha masat dhe janë evakuar banorët e dy ndërtesave që ndodhen afër tij.
Forcat xheniere po punojnë prej dy orësh për të hapur vrimat ku do të vendoset eksplozivi.
g.kosovari