• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dëmtua nga tërmeti/ Manastirliu në Qendrën Terapeutike për Fëmijë: Brenda vitit funksionale, shërbime të integruara për fëmijët me aftësi ndryshe

by Java News
31/07/2021 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

“Brenda vitit përfundojmë rehabilitimin e kësaj qendre dhe e vendosim në funksion, pasi edhe pajisjet janë planifikuar në buxhetin e këtij viti. Do ta kthejmë në një hapësirë të dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me  aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se kjo qendër është unike në llojin e vet në Shqipëri, Manastirliu u shpreh se në fokus do të jetë kombinimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.

“Fokusi ynë është kombinimi i shërbimeve. Pra ndihma që jepet duke u fokusuar tek ndihma financiare për lehtësimin e familjeve dhe fëmijëve me aftësi ndryshe. Por nga ana tjetër edhe alternimi me shërbime sociale dhe shërbime shërbime shëndetësore. Ndaj edhe kjo qendër i shërben rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, duke ofruar pikërisht këto shërbime të integruara socio-shëndetësore”, tha Manastirliu.

Drejtoresha e Qendrës, dr. Florida Dobi, tha se me rikonstruksionin që po kryhet, ambientet do të jenë më të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Qëllimi i qendrës dhe qëllimi dhe përshtatja e punimeve është për ta bërë sa më funksionale, përveçse jo vetëm për të shtrirë dhe për të zgjeruar numrin e fëmijëve që do të kenë akses dhe prindërve që do të kenë akses në këto shërbime, por është dhe për ta bërë multidimensionale për trajtimin terapeutik të fëmijëve. Duke shtrirë sa më shumë aktivitete edukative dhe rehabilituese, krahas atyre diagnostike”, tha Dobi.

Kjo qendër ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët e moshës 0-18 vjeç, në nivel kombëtar. Terapitë e ofruara në këtë qendër janë: terapi zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopësht edukativo-terapeutik.

/m.j

Next Post
U kap duke puthur sekretaren/ Ish-ministri Matt Hancock largohet nga shtëpia, mbledh ‘plaçkat’, e përcjell vetëm qeni i shtëpisë

U kap duke puthur sekretaren/ Ish-ministri Matt Hancock largohet nga shtëpia, mbledh ‘plaçkat’, e përcjell vetëm qeni i shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In