Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me sukses me shpërthim të kontrolluar, një objekt pallat, gjashtë katësh në lagjen nr.7 në Durrës.
Objekti, pas ekspertizës se thelluar, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe paraqiste rrezikshmëri.
Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 furnela (vrima) dhe përdori 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.
/a.r











