• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U dëmtua nga tërmeti, drejt përfundimit banesa e Edmond Zelës, Veliaj: Gati dëmshpërblimi për dëmtimet e pjesshme

by Java News
25/11/2019 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Edmond Zelës nga Vishnja, e cila u prek rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit, do të bëhet me shtëpi të re para festave të fundvitit. Puna për rindërtimin e saj është duke ecur me shpejtësi dhe aktualisht ka përfunduar pjesa e konstruksionit të saj, ndërsa po punohet për suvatimin dhe instalimet elektrike/hidraulike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi punimet për shtëpinë e re, e cila do ofrojë kushte shumë më të mira banimi për 7 familjarët e shtëpisë dhe tre vajzat e vogla.

“Premtuam se do vijmë tre herë; një herë kur ra tërmeti, për të dhënë ndihmën e parë, herën e dytë për të parë si po shkojnë punimet, ndaj jam sot shumë krenar për të gjithë ata sipërmarrës që kanë adoptuar familje me fëmijë të vegël, me persona me aftësi të kufizuar, në zona të largëta nga qendra e Tiranës, ndonjëherë larg syrit të atij që kalon përditë në një rrugë kryesore. Herën e tretë do të vijmë kur të përfundojë shtëpia”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kohës së shkurtër, kompanitë që kanë adoptuar shtëpitë për rindërtim, po punojnë me cilësi.

Veliaj shtoi se tërmeti i 21 shtatorit tregoi edhe njëherë se Tirana është një qytet solidar me njerëzit në nevojë.

Një tjetër lajm i mirë është dëmshpërblimi i të gjithë atyre që kanë pasur dëmtime të pjesshme të banesave nga tërmeti. Kryebashkiaku Veliaj siguroi se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të miratohet dhënia e dëmshpërblimit për familjet e tjera. “Përveç familjeve që janë adoptuar, pra që po u bëhet shtëpia nga e para, ka pasur plot raste për dëmtime të pjesshme. Mënyra më e mirë se si edhe këto familje të marrin paratë e tyre para fundit të vitit, që të kenë mundësi t’i meremetojnë që ato pak rregullime dhe secilin ta gjejë viti i ri në një shtëpi shumë herë më dinjitoze sesa ajo që na la pas tërmeti”, theksoi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur për familjet e prekura nga lëkundjet e forta të tërmetit, të cilat tashmë do të kenë një banesë të re shumë herë më të mirë edhe se ajo që kishin më parë.

g.kosovari

Next Post
Detajet/ Ibra do të luajë me skuadrën e zemrës në Serie A

Detajet/ Ibra do të luajë me skuadrën e zemrës në Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In