• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U çahet gomonia dhe mbushet me ujë në mes të Oqeanit, të rinjtë shqiptarë ishin nisur për në Angli

by
06/09/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anglia është kthyer në trendin e fundit të emigrimit për shqiptarët. Një grup të rinjsh kanë mbetur të bllokuar në mes të Oqeanit.

Videoja e publikuar nga Mariglend Doçi, kandidat për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, tregon shqiptarët e bllokuar në gomonen e përmbytur nga uji.

Me sy të lirë mund të numërosh mbi dhjetë qytetarë shqiptarë që kanë mbetur mes dallgëve të furishme për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.

Për pasojë, gomonja është përmbytur e atyre u rrezikohet jeta, por e vetmja gjë që kanë në dorë, është të filmojnë veten për të kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Pamjet trishtuese na vijnë nga Oqeani. Të rinj shqiptarë të cilët të mbetur në mes të Oqeanit përshkak se gomonia është mbushur me ujë nga dallgët e furishme dhe nuk e çan dot më, në tentativa për të zbrazur ujin me bidona.

Kjo qeveri që e ka dërguar këtë popull 32-vite pas, në kohën e gomoneve duhet të largohet. Vendi ynë ka kapacitetet dhe burimet e mjaftueshme ekonomike dhe infrastrukturore që këta të rinjë të arsimohen, të punësohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Ata po largohen nga keq-qeverisja, nga krimi i shtuar dhe nga mungesa e nderhyrjes së shtetit në rregullim dhe sistemimin qetësisë publike dhe jetesës në komunitet.

Reformat e dështuara në arsim, ekonomi dhe drejtësi kan dërguar këtë vënd dhe sidomos rinë e tijë në katrahurë dhe emigrim masiv që është dhe plaga më e rëndë e këtij vendi në 32 vitet e fundit. Shpëtoni Shqipërinë. Qëndroni në Shqipëri. Reagoni për Shqipërinë.

Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror dhe është kthyer në një problem për autoritetet e Britanisë së Madhe.

Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë që zgjedhin të blejnë vdekjen me para, paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të largohen nga Shqipëria.

Pak ditë më parë u raportua për një gomone me shqiptarë që u ça nga autoritetet franceze të cilët nuk i lejuan emigrantët të niseshin drejt Anglisë.

Raste të tilla janë të shpeshta që detyrojnë shqiptarët të presin brigjeve për rrugën e radhës. Por, Britania e Madhe, tani me në krye Lizz Truss nuk është treguar mikpritëse, madje ka përgatitur planin për deportimin e emigrantëve drejt Ruandës.

Frika se gomonet do të mbushen me kriminelë shqiptarë që do u shërbejnë bandave në Angli, ka bërë që masat për mikpritjen e emigrantëve të shtrëngohen.

/e.d
Next Post
Meta, nostalgji për kohën kur Nano e bëri kryeministër, akuza Ramës: Më vinte si xhol te ‘rosaku’, bënte foto me fëmijët e mi. E ka kthyer Tiranën në një mal betoni

Edi Rama nuk ka frikë nga Ilir Meta. Goditja e fundit e tregoi këtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In