• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U braktisën nga investitori, legalizohen dy pallate në Astir, Lame: Të mos jepet leje ndërtimi për këta aventurierë

by Java News
16/10/2021 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, kujton edhe një herë krijimin e listës së zezë të ndërtuesve që  braktisin pallatet e nisura për t’u mos u lejuar që të aplikojnë për leje të  tjera ndërtimi. Gjatë shpërndarjes së certifikatave të pronësisë në zonën e Unazës së Re, Lame u bërë thirrje banorëve që t’ia caktojnë administratorit aplikimin për legalizimin e pallateve.

Banorët e dy pallateve të cilat prej vitesh kishin probleme me legalizimin janë pajisur këtë të shtunë me certifikatën e pronësisë nga drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame.

Zona e Unazës së Re, e cila dikur administrohej nga komuna e Kasharit, ka me dhjetra pallate që janë braktisur nga ndërtuesit pa pajisur banorët me certifikata pronësie.

Lame duke u përballur me  këtë situatë, ka tërhequr vëmendje duke kujtuar edhe një herë listën e zezë të ndërtuesve që  braktisin pallatet e nisura dhe aplikojnë për leje të  tjera ndërtimi.

“Ne do te komunikojme serish me Bashkinë me qëllim që subjekte të tilla të papërgjegjshme të mos mund të aplikojnë për ndërtime të reja pasi kanë braktisur një herë banorët në pallate tëmëparshme. Ne kemi bërë para disa kohësh një letër Bashkisë  ku listonim subjekte që  kishin shkelur lejen e ndërtimit dhe kishin braktisur pallatet e nisura dhe ai bashkepunim funksionoi. Ka ardhur momenti ta rinovojmë këtë bashkëpunim, në të mirë të qytetarëve. Stop, subjekteve të tilla që e lënë situatën në këtë gjendje nuk duhet të marrin më leje ndërtimi që jua sjellin njerëzve në majë të hundës për shkak të aventurave te tyre” .

Kreu i Kadastrës Lame ju ka bërë thirrje banorëve, të cilët nuk e kanë më suportin e investitorit për t’i pajisur me certifikatë pronësie, të bëhen bashkë për ta përfunduar vetë në bashkëpunim me drejtorinë vendore.

 “Procesi i hipotekimit apo certifikimit të pallateve të cilët janë braktisur nga investitori, apo kur investitori ka humbur jetën dhe pallatet kanë shkelur lejën e ndërtimit janë trajtuar nga ana jonë.  Në të gjithë vendin, nëpërmjet këtij procesi janë legalizuar 921 pallate me një sipërfaqe 2.350.000 m2”, është shprehur drejtori i Kadastrës”./m.j

Next Post
Tre shenjat më të ‘rrezikshme’ të horoskopit

Horoskopi i datës 17 tetor 2021, çfarë parashikojnë yjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In