• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U bë kjo lopa”, Anila Basha tregon si kapi mat gazetaren nëpërmjet mesazheve (VIDEO)

by Java News
11/11/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anila Basha është një ndër gazetaret me eksperiencë të gjatë në fushën mediatike e së fundmi si drejtuese e një portali. Këtë të shtunë ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Ermal Mamaqi e pyeti për marrëdhënien me stafin e saj. Duke marrë shkas nga pyetja gazetarja rrëfeu një ngjarje që kishte ndodhur vetëm pak kohë më parë.

Basha tha se kishte zbuluar mesazhet e një prej gazetareve që punonte për të, e sipas saj ajo e quante “lopë” dhe “gazetare që s’di se ç’flet nëpër emisione”. Pasi kishte zbuluar mesazhet në “Facebook” të gazetares së saj, Basha tha se e shkarkoi nga puna pavarësisht se vetëm një ditë më parë i kishte rritur edhe rrogën.

Ermal Mamaqi: Si shkon me gazetarët?

Anila Basha: Mirë, në përgjithësi stafin e kam patur shumë të mirë. Padyshim unë jam një gazetare që kam një eksperiencë të gjatë, nga ’95 e deri tani janë shumë vite. Sigurisht kemi ato gazetarët e mirë, të kualifikuar, të sinqertë dhe që punojnë, por brenda tyre ka edhe gazetarë jo të sinqertë që duan t’ia fusin shefit. Kam njohur shumë. Është sa për të qarë edhe për të qeshur. Para pak kohësh hoqa një vajzë nga puna, punonte, ishte e përkushtuar. Vetëm një ditë më parë e kisha në zyrë, e kisha futur me siguracione, i rrita edhe rrogën. Por çuditërisht të nesërmen ajo kishte harruar “Facebook-un” hapur dhe i shkruante një shoqes së saj: “U bë kjo lopa të më thërrasë mua në zyrë, kjo s’di çfarë flet nëpër emisione”.

Ti sapo i ke rritur rrogën gazetarit dhe për më tepër mua para 3 muajsh më iku babai nga kjo jetë dhe ishte dita e ceremonisë së varrimit ku vijnë shumë njerëz. Dhe ishte edhe kjo në dhomë që qante me të madhe aq sa donte të fitonte simpatinë e shefit, a ku di unë dhe gati sa s’më ra brenda arkivolit. I thashë vëllait mere jashtë se mos i bie të fikët.

Ermal Mamaqi: Pse qante e shkreta?

Anila Basha: Po më shumë se ne, e kur ç’të shikoj në “Facebook” çfarë nuk shkruante për mua.

Ermal Mamaqi: E thirre në zyrë pastaj?

Anila Basha: Po e thirra. E kam bërë më tha. Ç’të të them, të kërkoj falje? S’dua të kërkoj falje.

Ermal Mamaqi: Po çfarë i kishe bërë, të tha?

Anila Basha: Jo, jo, nuk e ul unë nivelin dhe të rri të merrem me arsyet. Secili mund të ketë kompleksitetin e vet, atë natë nuk ka lexuar libra për shembull dhe mund të jetë situata keq. Nuk do rrish të merresh me psikologjinë e të gjithë gazetarëve.

Ermal Mamaqi: A vure dorë mbi të?

Anila Basha: Mua më konsiderojnë shefe të ashpër, por jo. Maksimumi i marr, i qeras, i jap ndonjë birrë. I mar me të mirë.

Next Post
‘Kacifas’/ Grekët vijnë me autobusë, ndalohet në kufi grupi me bluza “Vorio Epir”

Mediat greke: Si e parashikoi vdekjen Kacifas dhe biseda me gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In