Dy punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë dërguar në QSUT pasditen e sotme pasi nuk u ndjenë mirë gjatë qëndrimit në ambientet e punës ku shfaqën shenja asfiksie.
Mësohet se në QSUT u paraqitën disa prej punonjëseve të fabrikës, ndërsa dy prej tyre të identifikuara si T.D 42 vjeçe dhe F.N 47 vjeçe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetmor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e mëtejshëm të rrethanave të rastit./m.j