Një shqiptar, i cili kishte rënë në prangat e policisë britanike në gusht të vitit të kaluar pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande droge në Britaninë e Madhe, ka dalë para gjykatës për të mësuar dënimin e tij.
Andi Kokaj, 23 vjeç, ishte pjesë e një bande me bazë në Londër, përgjegjëse për tre ‘shtëpi bari’. Megjithatë, Kokaj mbeti i habitur pasi gjykata vendosi se ai do duhej të paguante vlerën 1 paund si dënim për veprimet e tij.
Ai ishte dënua me tre vjet burg në gusht të vitit të kaluar për prodhim kanabisit, megjithatë, në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Leeds Croën, gjyqtari Tom Bayliss vendosi që Kokaj do të paguante një tarifë nominale prej 1 paundësh pasi prokuroria tha se ai luajti një rol “të vogël” në sipërmarrjen kriminale.
Banda fitoi rreth 345,000 paund nga trafiku i drogës, por sipas tyre Kokaj, luajti një “rol të vogël” dhe paguhej vetëm 80 paund në ditë për pjesën e tij në trafik dhe kështu bëri një fitim financiar prej 1,120 paundësh.
/e.d











