• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U arrestua për një cigare hashashi dhe u vetëvra në qeli, Basha viziton familjen e 22 vjeçarit: Vrasje shtetërore! Rama përgjegjës

by Java News
06/01/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka udhëtuar në Kolonjë të Lushnjes për të takuar familjarët e 22 vjeçarit Estref Halili, i cili disa ditë më parë u vetëvra në ambientet e qelisë së tij në burgun e Rrogozhinës, pasi ishte arrestuar për posedim të kanabisit.

Basha është shprehur se ky vetëflijim ishte një vrasje shtetërore, në kushtet kur kryeministri burgos persona që kapen me një cigare hashashi, në kohën kur Escobari i Drogës Balili është ende i lirë. Madje Basha ka shtuar se në rastin e 22 vjeçarit ai është arrestuar për një cigare hashashi, ndërsa ende nuk është faktuar akuza.

Basha ka deklaruar se politikisht, përgjegjës për këtë vrasje është Edi Rama.

 “Ishim për ngushëllim në familjen e Estref Halilit. Një familje e këputur ku dy prindërit kanë rritur fëmijët e tyre me shumë sakrifica duke mbledhur lulet e malit. Një familje që nuk ka asnjë lidhje me kultivimin e narkotikës. Estrefi është arrestuar ndërkohë që pastronte makinën e vëllait të vet, gjoja për posedim të një cigareje të dyshuar me marijuana, që nuk është provuar akoma dhe në kushtet e depresionit të thellë, ka vrarë veten në burgun e Rrogozhinës.

Një djalë 22 vjeçar i rritur me sakrificë nga prindërit e tij i cili arrestohet për një krim të dyshuar, që në fakt konsumohet çdo ditë nga kryeministri, konsumatori më i njohur i kokainës në vend. E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klement Balilin, për trafikantët, i njëjti shtet që liron kriminelë të njohur si Lul Berisha, i merr jetën një 22 vjeçari. Kjo është një vrasje shtetërore. Politikisht, përgjegjësi i kësaj vrasjeje shtetërore është Edi Rama.

Unë shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje tragjike të jetës së këtij 22 vjeçari, të Estrefit, jo vetëm familjes por gjithë komunitetit këtu në Kolonjë të Lushnjës dhe kudo në Lushnje, dhe u jap fjalën familjarëve të Estrefit, të rinjve lushnjarë se kjo padrejtësi e madhe do të marrë fund. Se shteti që dhunon njerëzit dhe mbron trafikantët dhe politikanët e lidhur me trafikantët, do të marrë fund. Se Partia Demokratike dhe unë, me ndihmën e gjithë qytetarëve tanë do të ndërtojmë një shtet që është në krah të qytetarëve dhe në krah të të rinjve.

Një shtet që nuk i shpall luftë të rinjve të pamundur e të papunë të rritur me shumë sakrifica si Estrefi, por që i ndihmon ata të kapërcejnë vështirësitë e jetës, e të ndërtojnë një jetë të sigurtë, një të ardhme të sigurtë për veten dhe fëmijët e tyre. Dhe po kështu një shtet të ashpër deri në fund për trafikantët, kriminelët e vërtetë dhe për politikanët e papërgjegjshëm mbi të cilët rëndon sot edhe vdekja e Estref Halilit”.- tha Basha./java/a.k

Next Post
Ministria e Jashtme Serbe me notë proteste për incidentin në Tiranë: Arrestoni të riun që shkeli flamurin serb!

Ministria e Jashtme Serbe me notë proteste për incidentin në Tiranë: Arrestoni të riun që shkeli flamurin serb!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In