Gjykata e Posaçme liroi nga paraburgimi Rando Aliun, i arrestuar gati 1 vit më parë për llogari të operacionit “Ura”.
Masa “arrest në burg” ndaj tij u zëvendësua me masën e “arrestit në shtëpi”.
Sipas SPAK, Aliu dyshohet të jetë përfshirë në transportimin e parave të paligjshme, në shuma të mëdha, që futeshin në Shqipëri përmes autobuzëve.











