• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U arrestua një gjyqtare dhe një mjek, kjo s’ndodhte më parë”/ Rama: Ka korrupsion, por nuk krahasohet me atë që gjetëm

by Java News
26/02/2021 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryeministrin Edi Rama, një metodë e zhdukjes së korrupsuionit, është kthimi i shërbimeve online. Ai tha se në nisje të mandatit të tij e ka nisur me vetëm 3 shërbime online, për të shkuar deri në mbi 900 shërbime.

“Dua të jemi të qartë që korrupsioni është një alternativë e një shërbimi të munguar, pra aty ku mungon një shërbim, aty ku dikujt i mohohet apo i bëhet të vështirë, aty korrupsioni fiton terren dhe kthehet në alternativë, prandaj lista është modernizimi i sistemeve të shërbimit. Nëse e shohim sot me sy kritik, vendin, ne kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse vendosim një perspektivë nga u nisëm kemi arsye të besojmë që jemi në drejtimin e duhur. Me revolucionin dixhital që po bëjmë dhe duke hequr kontaktit fizik te sporteli, se problemi më i madh është ardhja e korrupsioni shumë afër të individi, dhe ne e nisëm me 3 shërbime dixhitale dhe sot jemi duke finalizuar punën për 900 e kusur shërbime, janë milion kontakte që janë eliminuar, por kjo nuk do të thotë që ky është një problem. Në çfarë është e mundshme të shërbehet online, kjo çështje është e zgjidhur, nëse kemi probleme me hipotekat dhe janë ato zonat ky pronat nuk janë të mirëfiltruara nga mbivendosja dhe për këtë arsye nuk merr dot shërbim online, një pjesë tjetër nuk ka nevojë të shkosh në hipotekë. Shërbimi në shëndetësi, kontakti me mjekun e infermierin nuk e bëhet online, kemi krijuar fazën tjetër“, tha Rama.

Kreu i qeverisë nga Berati gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët është shprehur i bindur se Reformë në drejtësi ka dhënë frytet e para. Ai ka sjellë shembullin e arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxhës, mjekut Edvin Prifti, apo edhe çmimin e marrë nga SHBA-së të gjyqtarin Ardian Dvorani.

“Ka pasur një entuziazëm shumë të madh që solli një mbështetje mbarë popullore dhe fokusi te vettingu, njerëzit me të drejtë kishin entuziazëm se do pastrohej sistemi, por nuk kuptonin që Vettingu është hedhja e bazave, pastrimi, por nuk është gjykatë që dënon gjykatësit apo prokurorët e korruptuar, nga pastrimi çlirohet sistemi nga llumi i madh, por nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuarin, do kohën e vet. Vettingu filloi, po më shkruajnë mua s’ke arrestuar filanin, fistekun, por në nuk jemi në të kaluarën, s’bëjmë arrestime me vendim qeveria apo parlamenti, e aq më pak që unë të bëj kryeprokurorin, ama nëse e shikojmë sot disa shenja janë dhënë, u arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme, deri dje kjo nuk ndodhte, sot po. u arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte, dghe ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar më çmimin e veçantë që dihet, se me kë është përplasur është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon“, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
“I kemi bërë detyrat tona”/ Rama për integrimin në BE: Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel

"I kemi bërë detyrat tona"/ Rama për integrimin në BE: Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In