Pezullohet nga detyra gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pak ditë më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi për gjyqtaren në fjalë masën e sigurisë arrest me burg.
Ajo akuzohet se ka liruar nga qelia persona të dënuar për vepra të rënda penale, madje edhe dikë me burgim të përjetshëm.
NJOFTIMI I KLGJ
Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
/a.r