Lihet i lirë Edmond Omeri, një nga të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Rruga e gabuar”.
Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Arrestimi i tij u bë, pasi bazuar në përgjimet telefonike lidhur me rrjetin e trafikantëve që kalonin ilegalisht emigrantë në SHBA dhe Bashkimin Europian, zëri sipas Prokurorisë rezultonte i tiji.
Por verifikimet e bëra në gjykatë, bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, ka rezultuar se 52-vjeçari ishte memec.
Omeri u arrestua bashkë me 22 persona të tjerë, në fillim të muajit shkurt.
/a.rada