• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës, 67-vjeçari: Nuk jam çmendur akoma!

by A R
31/01/2025 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kujtim Mero, 67-vjeçari  i cili u akuzua një ditë më parë se tentoi t’i vinte zjarrin repartit të dializës në Korçë ka hedhur poshtë këtë akuzë duke e cilësuar nga ana e stafit mjekësor.

“Këto janë shpifje, se unë nuk kam arritur në atë fazë, siç mendojnë ata dhe siç më bëjnë mua të çmendur. Se po të jetë për të çmendur, mund të jenë ata dhe unë jo, se unë e kam aq logjikë, se po shkoj 70 vjeç dhe nuk gaboj në ato gjëra. Unë nëse kam ndonjë inat personal mund ta bëjë me vetë personin”, tha Mero për A2 CNN.

Megjithatë, ai shprehu pakënaqësi ndaj spitalit, pasi sipas tij, nuk ka marrë shërbimin e nevojshëm. “Brenda janarit kam 3 seanca minus, që nuk e kam marrë. Dje u sajua ky muhabet, ishte e përgatitur, ishte kurth, që unë të debatoja. Ndërsa unë ndihesha shumë i qetë. Ata e kishin përgatitur”, tha ai.

Mero shtoi se të enjten ka shkuar për të bërë seancën e dializës, ka kërkuar t’i ndërrohet makineria pasi nuk punonte mirë dhe për këtë ka pasur debat. Sipas tij, as policia nuk i gjeti lëndë djegëse kur shkoi në spital. “Kërkova të më ndërrohej makina se ishte me defekt dhe ata nuk ma ndërruan… Nuk kisha gjë, çfarë do më gjenin? Edhe Policia kur erdhi aty nuk më gjeti gjë. Këto janë sajesa, shpifje”.

Shërbimi i dializës është një procedurë mjekësore që ndihmon në pastrimin e gjakut kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet. Kjo ndodh kur veshkat nuk janë në gjendje të eliminojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga trupi. Ekzistojnë dy lloje kryesore të dializës: hemodializa, ku gjaku pastrohet përmes një aparature të veçantë, dhe dializa peritoneale, e cila përdor membranën e barkut për të filtruar mbetjet.

Dializa është jetike për pacientët me dështim të rëndë të veshkave, duke ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe presionit të gjakut. Procedura zakonisht kryhet disa herë në javë, në spitale ose qendra të specializuara. Pavarësisht se është një trajtim i rëndësishëm, nuk e shëron sëmundjen e veshkave, por ndihmon në zëvendësimin e funksionit të tyre të dëmtuar.

Next Post
“Sistemi që ka akses kudo, mos e aktivizoni”, paralajmërimi për ju që keni iPhone

“Sistemi që ka akses kudo, mos e aktivizoni”, paralajmërimi për ju që keni iPhone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In