• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U akuzua për “grup kriminal”, hiqet sekuestro ndaj pasurisë së biznesmenit të njohur

by A R
25/04/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administron kompaninë e njohur “Porcelanosa”. Vendimi është marrë pak kohë më parë, pasi është konkluduar se biznesmeni justifikonte pasurinë e tij, prej disa miliona euro.

Mësohet se përfaqësuesit ligjorë të biznesmenit Janina kanë paraqitur bilancet vjetore të kompanisë “Alba Ceramika”, duke pretenduar se e gjithë pasuria e Janinës, është e ligjshme dhe se nuk ka rrjedhur nga ndonjë përfitim të paligjshëm.

Gjykata pasi është njohur me këto pretendime ka vendosur të lirojë duke hequr nga sekuestroja të gjitha pasuritë e ngrira nga prokuroria. Nisur nga këto kushte, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka pushuar hetimet, duke ndalur ndjekjen penale për këtë rast.

Akuza, lider i një grupi kriminal në Spanjë
Sipas dokumentacionit të referuar në prokurori, biznesmeni Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje Spanjolle dhe Turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina.

Sekuestroja në 12 korrik 2017
Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave. Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren.

Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qënë arsyer se pse vendimi i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativisht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në teren. Megjithatë kjo vonesë ska sjellë asnjë pasojë për hetimin e dosjes, pasi tashmë çështja është pushuar përfundimisht./Shqiptarja/a.m.

Next Post
“Rrugë e shtruar” për negociatat? FOTOJA e veçantë e Ramës para takimit me Merkel

"Rrugë e shtruar" për negociatat? FOTOJA e veçantë e Ramës para takimit me Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

January 22, 2026
Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

January 22, 2026
“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

January 22, 2026
FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In