Hajdutët e makinave në kryeqytetin shqiptar nuk kanë falur as tre herë Kampionin e Evropës në Boks.
Gjatë natës së djeshme boksierit nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferit, i kanë vjedhur dy pasqyrat e makinës BMW X5.
I quajturi “Tyson shqiptar” e kishte parkuar makinën tek rruga e Barrikadave.
“I revoltuar nga ky gjest aspak i moralshëm dhe i ndershëm. Jo për kosten që mbajnë këto 2 pasqyra por për nivelin mjaft të ulët qe i karakterizon disa njerez ketu në shtetin Amë , Ku prishin imazhin , Dhe bukurit e këti vendi”, shkruan Seferi në rrjetin social Facebook.









