Veprimet e djeshme të tifozëve mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë.
Fati i mirë është se nuk pati asnjë të lënduar, por UEFA në raste të tilla është shumë e ashpër.
Mediat italiane flasin se Shqipëria mund të marrë një gjobë të rëndë, deri në 100 mijë euro, për shkak të sjelljes huligane të tifozëve të saj.
Por, nuk përjashtohet as përjashtimi i tifozëve për disa ndeshje, gjë që do të çonte që Kombëtarja të luante pa praninë e tifozëve.
Kombëtarja jonë është gjobitur disa herë nga UEFA për hedhjen e fishekzjarreve në fushë, duke qenë se kjo gjë është e ndaluar.