Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit pritet që të mblidhet sekretariati i Etikës. Siç ka mësuar gazetarja Klesiana Omeri, socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së. Ata janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Gledion Nallbati.
Kjo kërkesë e socialistëve vjen pas seancës së të hënës. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste maratonë, ku do të flitej për buxhetin zgjati vetëm 5 minuta.
Mazhoranca socialiste votoi në parim projektligjin për buxhetin 2024, ndërsa opozita bllokoi sërish punimet.
Siç është bërë zakon ata vendosën karriget në foltore, ndezën tymuese dhe flakadanë. Kësaj here flakët për pak dogjën edhe një tavolinë në Kuvend, por që u shuan nga efektivët e Gardës.
Siç duket, socialistët kanë evidentuar këta deputetë si pjesëmarrësit në këto akte dhe do të kërkojnë përjashtimin e tyre.
/a.r