Deputeti Belind Këlliçi dhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme në emisionin Open.
Këlliçi ndërhyri në një moment gjatë fjalës së Bejkos, ndaj ky i fundit me ironi i tha se Rama e ka të afërt Këlliçin, pasi e ka dhëndrin e shokut.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit, i cili e quajti Bejkon “njeri me mentalitet enverist”.
/a.r