• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TVSH për biznesin e vogël, Ahmetaj debate me opozitën: Pjesë e aksionit antiinformalitet!

by Java News
27/03/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë diskutimit te sotem në Komisionin e Ekonomisë, për futjen në skemën e TVSH të bizneseve të vogla duke nisur nga 1 prilli, kreu i Financave shqiptare tha se kjo do të japë kontribut në aksionin antiinformalitet. Deputeti opozitar Haxhinasto tha qartazi se FMN ka dalë kundër kësaj takse. Ministri Ahmetaj deklaroi më tej se FMN ka qëndrimin se duhet të përqendrohet te biznesi i madh.

“Të gjithë të mëdhenjtë degëzohen te bizneset e vogla, të cilat i kanë krijuar ndonjëherë dhe vetë. Ndaj futja në skemë do të kontribuuojë edhe në aksionin antiinformalitet”, tha Ahmetaj.

Gjithashtu Haxhinasto shtoi nëse e ka menduar qeveria që të vendos tvsh zero, në vend të përjashtimit, apo të mbledhjes së TVSH nga faturat e konsumatorëve.

Ahmetaj tha për këtë pjesë se ka shqyrtuar disa mënyra, mbledhja e faturave është vendosur në disa vende por është hequr sërish.

Haxhinasto ka pyetur sërish nëse kanë plan që të heqin TVSH-në për produktet bazë të shportës, shkruan “monitor”.

Diskutim tjetër u zhvendos për kostot administrative për bizneset e vogla. Deputeti opozitar Agron Shehaj tha nëse biznesi i vogël do të ketë kosto administrative për mbajtjen e inventarëve.

Ahmetaj shtoi se nuk ka kosto administrative dhe ‘asnjë lloj kosto tjetër’.

Deputetja Tabaku ngriti shqetësimin për rënien e marzhit të fitimit, gjë e cila do të vendosë në vështirësi biznesin e vogël. Tabaku shtoi se biznesit të vogël do t’i shtohen kostot administrative, minimalisht 50 mijë lekë për deklarimet e FDP-ve dhe plotësimin e librave.

Ndër vite 17 mijë biznese janë bërë skemë e TVSH, citoi ministri Ahmetaj gjatë raportimit të tij. “37 mijë biznese paguajnë 0.7% të totalit të TVSH. Nuk pritet që kontributi të jetë i lartë. Do të kenë të drejtën e kreditimit të TVSh për mallrat gjendje, si dhe njohja e tvsh e zbritshme për mallrat e inventarit. Çdo mall të jetë i justifikuar me faturë TVSH-je. Për këtë, është krijuar grupi i punës. Tatim paguesi do të njoftohet elektronikisht. Nuk do kemi asnjë problem me sistemin informatik. “- tregoi ministri.

Më tej, Ahmetaj tha se është përpiluar një strategji komunikimi që ka si objektiv njohjen dhe informimin, si dhe për plotësimin në mënyrë të saktë të tatimpaguesve. “Kjo strukturë ka për detyrë sensibilizimin e tatimpaguesve. Janë ngritur sportele në drejtoritë rajonale për të asistuar biznesin”, tha ai, duke shtuar se ndikimi te konsumatori për shtimin e barrës fiskale, do të jetë zero”.

Ahmetaj shtoi se fokusi është te biznesi i madh, për t’u mbyllur zinxhiri i transaksionit.

ma.me

Next Post
Shkupi në alarm, mediat: Dyshime për sulm terrorist në finalen e Superkupës së UEFA-s

Zëvendësimi në kohë shtesë, UEFA bën ndryshime në rregulloren e Ligës së Kampionëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In