• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tv, SPAK apo Sude?

by Frrok Çupi
18/07/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të them të drejtën e mbaj mend se ndodhi,  po s’ e di si m’u fshi prapë. Të mos ishte Altin Prenga, miku im, i njohur në kontinent si kampion i punës dhe i modelit, as kishte për t ‘mu kthyer prapë ajo rropamë në televizion. Po sillesha nëpër shtëpi.  Nuk e shikoja, por dëgjoja vetëm zërin e Eni Çobanit që i thërriste dikujt “ Ore ti do të vish këtu në gjyq, me një këmbë, si Çeço do të vish!”. Pak a shuma kështu, ose ndoshta edhe i tha se ‘ forcërisht do të vish!’. Kush e mban mend fjalë për fjalë, por këtë dume la. Eni, si një çobane e halleve të të mjerëve, gjithnjë bërtet, lëshon rropama, i sulet njërit e pas pak e ledhaton, i sulet tjetrit e më në fund ofshan nga lodhja.

-U zgjidh Drejtësia!, duket sikur thotë, ‘veçse ejani në dyqanin tim!’ herën tjetër.

E kaq ishte. Të mos reagonte Altin Prenga i Mrizit të Zanave, ashtu do të më fluturonte edhe ai ‘arrestim i kriminelit’ nga Bulqiza. Altini shkroi në fb kështu: “Të hedhish në gjyq një sipërmarrje sepse quhet Kulla Hupi ndërkohë që pronari quhet Lulzim Hupi, dhe “Hupi” nuk ekziston askund markë e regjistruar, është si të hedhish në gjyq drejtuesen e emisionit sepse është bionde”. Altini reagon kështu veç atëherë kur e keqja pikon pikë!, pikë!, prej peme.

Paskan dashur t’ i marrin biznesin Lulzimit në Bulqizë. Nuk e njoh, as i kam qenë në kullë; por qindra pamje me foto e video kanë postuar turistët me  “Kulla Hupi”. Besoj se është më i miri rrugës prej Burreli deri në Peshkopi.

Një banor tjetër, po nga fshati, me mbiemrin Hupi, ka bërë planin që t’ i marrë biznesin Lulzimit; dhe ku ta marrë? Te Eni Çobani.

Kjo mori ‘ligjin’ në Tv dhe desh e burgosi tjetrin. E kërcënoi se ‘ke shkelur edhe ‘Kodin Penal’. Pritej arrestimi, ndoshta ‘arrestim në kullë’, por sidoqoftë ‘arrestim me akuzë penale’.

Puna për mua, në këtë rast, nuk është aq e ndërlikuar sa e Lulzim Hupit; ai mund të ketë kalvar të gjatë derisa të fitojë lirinë nga Gjykata e Televizionit. Deri atë ditë mund t’i jetë rrënuar kulla e dhe nuk do të jetë  një djalë i ri si sot, por me mjekrën te gjuri.

Në këtë rast puna ime nuk është aq e gjatë dhe e ndërlikuar.

Punën e kam me ‘dyqanin’  tim ku kam lënë një jetë, kushedi sa herë më shumë se biznesi i Lulzimit. Në këtë ‘ dyqanin’ tim që quhet GAZETARIA, po shiten e blihen mallra që nuk i takojnë. Po hetohen, po gjykohen dhe po ekzekutohen fate njerëzore.

Punën në këtë rast e kam me disa pyetje:

Po vallë si mund të bëhen gjyqe në televizion?; të thërritet tjetri forcërisht?, të fyhet e të tromakset?, t’ i rrezikohet biznesi dhe t’ i tronditet jeta.? A jemi në prokurori, në gjykatë, në burg apo në televizion? Kur u formua ky emision show i Enit “shihemi në gjyq”, aty në tv e kishin problem se ‘a do të vijë njeri kinse në gjyq?’. Ndodhi që, miqësisht, një nga ata më tha se u luteshin të njohurve “eja pak në gjyqin e Enit dhe bëj sikur zihesh me komshiun”. Por kjo u bë e madhe, u bë realitet, njerëz fukarenj nga mendja e morën seriozisht, dhe tani ja ku jemi: Gjyq i vërtetë!

Po vallë, në këtë frymëzim ‘ për Drejtësi të re’, këtyre në TV u ka thënë mendja që të ngrenë një ‘SPAK të ri”. Vetë zoti Dumani tha në Kuvend se ‘do të kemi zyra të SPAK në çdo rreth!”. Vallë u bë sikur Televizionit i takon të jetë SPAKU i parë ilegal? A jemi në shtet, o njerëz, apo jemi në xhungël? Po si mund të lejohet të bëhen gjyqe paralele me gjyqet që i përcakton ligji, ligjvënësi dhe Kushtetuta? Po është shuma e rëndë kjo, vëlla. Po sikur Eni, një ditë të bëhet zemërmirë dhe të urdhërojë ‘ lirimin e të gjithë të burgosurve”? Hata e madhe!

Apo është një mashtrim? Mashtrim për famë, për klikime, për ca pasuri nën dorë, apo edhe për të ushtruar pushtet paralel? Një gjë e tillë ka ndodhur në vendin tonë; para dy dekada e ca. Njerëz të frymëzuar nga dora e pushtetit, ‘dijetarë’ të shout dhe parasë, të paarsimuar kurrë si duhet, afër pushtetit…, kompani mashtruese financiare.  E para ishte “Sudja”. Edhe ajo aas kështu as ashtu, as e ligjshme as e pa ligjshme, por më e fuqishme se shteti. Sudja në fakt ishte ministria e financave dhe kryeministri ishte “Kompetenti”.  Moto e saj: ‘Më jep 1 lekë të të jap 10, ose me 1 vezë të nxjerr 10 zogj’. Punë magjish si në ekran. Po të mos trokisje te Sudja nuk e kishe punën mirë me fqinjët.

Si të mbrohesh prej këtyre?, kjo është çështja.

Vallë, Lulzimi në Bulqizë, ose kushdo qytetar i vendit, duhet t’ i bëjë të gjitha punët vetë, edhe të mbrohet nga shantazhi; edhe pse ka shtetin e tij? Psh., Lulzimi të rindërtojë kullën, të ndërtojë rrugën, të bëjë rojë kundër arinjve, të vigjilojë ndaj ziliqarëve në fshat, të ruajë pulat, të vajisë armët, të presë tërmetet dhe stuhitë… E më në fund të luftojë edhe me Gjykatën e Paligjshme?!

Aristoteli, një prej mendjeve të ndritura, u pyet pse u duhej njerëzve Eklezia dhe shteti. Ai u përgjigj: “ Po si mendoni, njeriu i vetëm do t’ i bëjë të gjitha…, të lërë parmendën në arë e të shkojë të mbrojë kufijtë!.”

Lulzimi s’ka për takuar ndonjëherë Aristotelin.

Next Post
Policia Kriminale, Çuçi: Drejtori të posaçme për narkotikët, krimin e organizuar dhe krimet e rënda

Bledi Çuçi: Nuk kemi refuzuar debatin për fondet IPARD, të presim raportin final!

Comments 2

  1. Qafore Pata says:
    2 years ago

    Enkë Çobani – Shehut, si çobaneshë e “thekur” i do kënduar kënga e HAJDUTIT NË STAN, e kënduar mjeshtërisht nga virtuozi Ylli Baka……

    Reply
  2. ppa says:
    2 years ago

    Te pangopurit ate pune kane qe nga Frangaj, Gjebrea apo Cobanka- problemi eshte (sic i pelqen te perdor shpesh av. Ngjela) – AMA apo organe te tjera cfare bejne ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In