• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tutto Sport’ vlerëson projektin për “Arenën Kombëtare”: Ndër të paktët stadiume “zgjuar” 365 ditë

by Java News
03/05/2016 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja italiane sportive Tutto Sport i ka kushtuar një artikull të tërë stadiumit të ri në vend, Arenës Kombëtare, duke e cilësuar si “foleja e re” e shqiponjave të kombëtarez kuqezi. Tutto Sport e vlerëson pozitivisht porjektin për stadiumin e ri duke shtuar se do të jetë një ndër të paktit që do të qëndrojë “zgjuar” 365 ditët e vitit.rama

“Shqipëria është më shumë se kurrë duke rendur drejt një të ardhmeje që përveçse moderne, të jetë në gjendje që t’i përgjigjet edhe në futboll pritshmërive të një vendi të ri dhe plot pasion për sportin. Kështu, në prezantimin zyrtar të një projekti arkitektonik sa të rëndësishëm aq dhe domethënës, foli dhe Kryeministri Edi Rama, i apasionuar pas futbollit dhe supertifoz i Kombëtares, skuadrës që nën drejtimin e Gianni De Biasi-t arriti kualifikimin historik në fazën finale të Europianit 2016. 
Stadiumi i ri i kryeqytetit, shtëpia e mrekullueshme e Shqipërisë, do të quhet Arena Kombëtare, do të zëvendësojë stadiumin ekzistues
“Qemal Stafa”, do të mund të mbajë 25 mijë  spektatorë, do të ketë dyqane, restorante dhe një hotel, pra aty jeta do të pulsojë në të shtatë ditët e javës, përgjatë 365 ditëve të vitit.
Punimet do të përfundojnë në maj të vitit 2018. Kryeministri Rama ka deklaruar: “Kombëtarja do të ketë një stadium të nivelit europian, dhe kjo do të na mundësojë kandidimin për të mirëpritur një finale të Superkupës Europiane, ose Ligës Europiane. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Dëshiroj që ky stadium të ketë një ndikim të madh edhe në pjesën tjetër të Europës. Do të jetë i hapur dhe do të funksionojë çdo ditë, si stadiumet e Juventus-it dhe të Udinese-s”, përfundon artikulli.

Artikullin në fjalë e ka postuar në rrjetin e tij social edhe kryeministri Edi Rama, teksa në mbishkrim ka hedhur një sërë duartrokitjesh për të. Javanews/ a.k

Next Post

Vrasja e Elton Çiçës në ish bllok/ Publikohet një tjetër VIDEO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In