Një samit i jashtëzakonshëm europian kushtuar Brexit do të jetë i nevojshëm në muajin nëntor për arritjen e një marrëveshjeje të ”divorcit” brenda afateve të caktura, u shpreh presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në një letër drejtuar sot anëtarëve të unionit.
Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian do të takohen të mërkurën në Salzburg (Austri) për të diskutuar fazën përfundimtare të negociatave të ”divorcit” dhe mundësinë për të thirrur një tjetër Këshill Europian në nëntor. Lideri polak bën me dije se ”divorci” duhet të finalizohet në kohë në mënyrë që Britania e Madhe të mund të largohet siç parashikon BE-ja në mars të vitit 2019.
”Në këtë takim në Salzburg, i planifikuar për dy ditë, kërkoj që ne të studiojmë dhe të analizojnë progreset në këto negociata dhe të nisim fazën e ardhshme’’, vuri theksin presidenti i Këshillit Europian, organi që përfaqëson 28 shtetet anëtare.
ma.me