• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tusk kritikon Macron: Reforma për zgjerimin e BE-së, jo në dëm të Ballkanit

by Java News
08/12/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Partisë Popullore Europiane (PPE), kryetari në ikje i Këshillit Europian, Donald Tusk në një reagim ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se procesi i zgjerimit nuk guxon të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mund të pajtohem me Macron se procesi i zgjerimit ka nevojë për reformë, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet një Ballkan i qendrueshëm”, deklaroi Tusk gjatë një interviste për gazetën polake, “Gazeta viborça”.

Tusk ka kritikuar Macron për shkak të bllokimit të fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se është diskutuar për një fillim formal të bisedimeve, ose për një sinjal pozitiv që i nevojitet Ballkanit Perëndimor, jo për një zgjerim.

“Nëse duhet të sillemi ndaj Macron njësoj si me çdo lider tjetër europian, atëherë ai duhet të ndjejë një përgjegjësi për mbarë Europën, jo vetëm për Francën. Kjo ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë ka menduar për Europën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për të mbrojtur Europës si tërësi”, tha Tusk, shkruan ata.

“Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë, presidenti i vendit del hapur kundër BE-së, si një partner kundër Europës. Por, drejtuesit vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Tramp, presidenti francez Macron, si një nga liderët më të rëndësishëm europian, duhet të shtojë përpjekjet për të ruajtur raportet tona me SHBA-në”, deklaroi Tusk. /e.s/

Next Post
Humbi kontaktet me prindërit para tre ditësh, adoleshentja greke gjendet në Shqipëri

Humbi kontaktet me prindërit para tre ditësh, adoleshentja greke gjendet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In