• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqit i “kryqëzojnë” Erdogan: Ti je taleban, ata nuk janë vëllezërit tanë

by Java News
03/09/2021 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e Kombeve të Bashkuara e bëjnë të qartë gjendjen dramatike në Afganistan: Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihma humanitare, më shumë se gjysma  e popullsisë. Një rol të rëndësishëm merr këtu aeroporti i Kabulit. Pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare ai nuk është më në funksionim. Por rivënia e shpejtë në punë e aeroportit është kusht i rëndësishëm për ardhjen e ndihmave në vend. Kjo e bën Turqinë që jetë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

Ankaraja që nga fillimi i misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan, ka qenë prezente me 2000 trupa. Nga qershori 2002 deri në shkurt 2003 dhe nga shkurti 2005 deri në gusht 2005, i gjithë misioni ndërkombëtar me 43 shtete ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve turq. Detyra kryesore e turqve ka qenë sigurimi i aeroportit të Kabulit. Në takimin e NATO-s në qershor, presidenti Erdogan bisedoi me presidentin amerikan, Joe Biden për mbështetjen ushtarake të Ankarasë në Kabul. Atëherë u fol, se Turqia mund të marrë përsipër sigurimin e aeroportit pas tërheqjes së amerikanëve. Aktualisht talibanët po zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit turq dhe të Katarit për rivënien në punë të aeroportit.

Por synimet e presidentit turk, nuk duket se do të kufizohen tek aeroporti. “Para se talebanët të merrnin papritur Kabulin, Ankaraja kishte besuar, se mund të përcaktonte rolin e saj të ri në Afganistan”, vëren Kristian Brakel, drejtues i fondacionit Heinrich Böll në Stamboll, gjithmonë në ujdi me zhvillimin e një politike të jashtme gjithnjë e më të pavarur të Ankarasë. Që Turqia është përpjekur të forcojë profilin e saj edhe me Afganistanin u duk në përpjekjen për të kthyer Stambollin në vend të bisedimeve të paqes të talebanëve dhe qeverisë afgane, thotë eksperti për Turqinë. Por kjo nuk u realizua, sepse talebanët refuzuan.

Miratim në NATO

Megjithatë, që Turqia do të luajë në rajon një rol gjithnjë e më të madh, nuk miratohet vetëm nga SHBA në planin ndërkombëtar. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) bëri një vizitë pikërisht këto ditë në Ankara, ku u takua me homologun Mevlut Cavusoglu. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg e shikon Turqinë të luaj një “rol kyç” në konfliktin në Afganistan.

Angazhimi turk gjen miratim të gjerë, sepse Turqia në këndvështrimin e shumë vëzhguesve perëndimorë si vend me shumicë myslimane, mund të marrë një rol kyç në bisedimet me talebanët. Që kjo duhet parë më rezerva, e tregon deklarata e fundit e zëdhënësit të talebanëve, Sheyl Shaheen. Në një bisedë me “BBC” ai e kishte bërë të qartë para pak javësh, se “të gjitha fuqitë e huaja të armatosura, porositësit e tyre, këshilltarët, trajnerët” do duhet të tërhiqen nga vendi. Në fund të gushtit në një bisedë në televizionin turk ai tërhiqet, dhe thotë se talebanët kanë interes në një marrëdhënie të mirë me Turqinë. Vendet janë “vëllezër” në besim. Edhe presidenti turk luajti me kartën fetare. Sipas tij nuk ka kontradiktë mes besimit të talebanëve dhe Turqisë, dhe nuk ka në Turqi “asgjë që bie ndesh me besimin e tyre”, sipas Erdoganit.

“Ti je taleban”

Por shumë turke dhe turq nuk mendojnë kështu. Në mediat sociale shumë vetë u shprehën me zemërim pas deklaratës së presidentit. Deklaratat e zëdhënësit të talebanëve morën kundërpërgjigjen përmes një hashtagu #TalebanKardesimDegildir – “Talebanët nuk janë vëllai im.” Edhe presidenti Erdogan u kritikua ashpër, në një stuhi kritikash nën hashtagun  #SensinTaleban -“Ti je taleban.”

Mesazhi i qartë: Presidenti gabon. Nuk ka asgjë të përbashkët në fe mes Turqisë dhe talebanëve. Një nga tweetet më të ashpra u shkrua nga aktori dhe regjisori, Ilyas Salman. Sipas tij, po të shohësh atmosferën në vend, veç “një grupi shumë të vogël radikal”, madje dhe përkrahës të presidentit nuk e duan një jetë si në Afganistan.

Megjithë protestat e brendshme, në qarqet qeveritare turke ekziston vullneti për të ndërtuar marrëdhënie solide me pushtetarët e rinj në Afganistan. Nga njëra anë kjo lidhet me frikën e Turqisë nga një emigrim masiv nga Afganistani në drejtim të Turqisë dhe më tej në BE. Këto javë nga frika e një vale refugjatësh, qeveria turke përshpejtoi ngritjen e një muri kufitar me Iranin.

Eksperti Kristian Brakel është i mendimit, se ka edhe një arsye tjetër për këtë ton të ri të Turqisë. Ai mendon, se Ankaraja do të jetë një ndërmjetësuese mes perëndimit dhe Afganistanit, për të latuar “reputacinoin e dëmtuar deri tani në Turqisë në Uashington dhe Bruksel.” Vërtet marrëdhënia e Ankarasë me vendet e NATO-s është e tensionuar.

Mjaft vende janë të irrituara, që Turqia do të mbrojë hapësirën e saj ajrore me sistemin e raketave, s-400 nga Rusia. Uashingtoni madje e hoqi Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35. Edhe debati për masakrën turke ndaj armenëve në Luftën e Parë Botërore i rëndon marrëdhëniet me perëndimin. Presidenti Joe Biden në pranverë të këtij viti e quajti masakrën armene si gjenocid duke shkaktuar një valë proteste në Ankara./ DW

/m.j

Next Post
Goditja e grupeve kriminale, mbështetje nga SHBA/ Zv.Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Ardi Veliut, ja çfarë u diskutua

Goditja e grupeve kriminale, mbështetje nga SHBA/ Zv.Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Ardi Veliut, ja çfarë u diskutua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In