• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia po kalon tashmë një grusht shteti të ngadalësuar – nga Erdogani, jo nga ushtria

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andrew Finkel

Çfarë ndodh në Turqi është e rëndësishme. Ajo bën pjesë në G20-ën, në një pjesë të ndjeshme të botës dhe është në kufi me Irakun, Iranin dhe Sirinë. Turqia është një aset për aleatët e saj në NATO kur bëhet fjalë për të luajtur rol kyç në rajon. Mund të përbëjë përgjegjësi për ata, kur problemet e saj, si tensionet me popullatën kurde i kapërcejnë  kufijtë  e saj gjeografikë. Kështu ajo mund të kthehet në një lak në qafën e botës kur i duhet të vendosë, siç bëri ditën e premte, për të dëmtuar veten.

Përpjekja për grusht shteti, atë  mbrëjme, ishte një çështje e dobët, si një  bombë  me sahat embetur në dorë. Ishte një përpjekje për të marrë në dorë kontrollin e një shoqërie komplekse metaktikat tashmë të dala boje, duke vënë nën kontroll kanalin televiziv shtetëror dhe duke nxjerrë tankët nëpër rrugë. Sikur ata që  e organizuan të  mos kishin dëgjuar kurrë  për rrjetet sociale, ndërkohë  që  Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani, iu drejtua mbështetësve të  tij përmes FaceTime-it, duke u kërkuar atyre që të dalin menjëherë në rrugë. Turmat filluan të vraponin pas“puçistëve” si të ishin duke ndjekur pula, duke u bërë të ditur se është më mirë që të kthehen në kazerma para se gjaku të mbulojë gjurin. Megjithatë, pati të paktën 180 vetë që humbën jetën mes civilëve, policëve dhe forcave të armatosura.

Në fakt, më shumë se sa pse dështoi kjo përpjekje për të rrëzuar qeverinë, pyetja duhet të ishte përse u organizua. Edhe pse linte shijen e një dëshpërimi amatoresk, kjo vjen si pasojë e faktit se organizatorët menduan se ky ishte shansi i tyre i fundit për t’i thënë “ndal!” qeverisë së Presidentit Erdogan prej marrjes së ushtrisë plotësisht në kontroll. Në fillim të  muajit gusht këshilli më i lartë iushtrisë do të bënte mbledhjen e tij të përgjithshme, ku do të vendosej se kush duhej promovuar, kush duhej nxjerrë  në  pension dhe kush duhej nxjerrë  fare nga radhët e ushtrisë. Vetëm ditët efundit, organet e shtypit pranë qeverisë po linte të kuptohej se do të kishte një spastrim edhe nëradhët e ushtrisë.

Ç’është e vërteta, shumë vetë do të deklaronin se Turqia gjendej nën kthetrat e një grushti shtetitë ngadalësuar, por ky nuk po zhvillohej nga ushtria, por nga vetë Erdogani. Vetëm tri vitet e funditai ka marrë në kontroll thuajse të gjitha pikat kyçe të pushtetit në Turqi. Trysnia e madhe që është ushtruar mbi shtypin, e cila është dokumentuar më së miri nga ana e “Freedom House”, në renditjen e së cilës Turqia bie çdo vit e disa vende, si një ndër vendet me lirinë më të pakët të  shtypit, duke rënë  nga një  vend pjesërisht i lirë, një  vend aspak të  lirë. Gazetat opozitare janë marrë nëpërmjet procesesh gjyqësore dhe janë vënë nën kontrollin e administratorësh dhe grupesh auditi të urdhëruar nga gjykatat. Të gjitha kanalet televizive me frymë  disidente në vend u  është  hequr e drejta satelitore; nuk gjen më  platforma digjitale në  shtëpitë  e njerëzve. Erdogani sulmon vazhdimisht rrjetet sociale, të cilat i shpëtuan lëkurën këtë fundjavë. Vënia nën kontroll e gjykatave ka ardhur sa vjen e duke u rritur nga ana e qeverisë. Sot, në Turqi, një gjyqtar i mirë është ai që do të japë një  vendim pro qeverisë dhe ideologjisë së saj. Kështu që, ndërkohë  që parlamenti turk krenohej me veten se ajo e së  premtes ishte një  natë  e gjatë  e mbrojtjes së demokracisë, shumë njerëz pyesnin se si është e mundur që janë po këta që e mbyllin njërin sy përpara rënies së shtetit të së drejtës.

Erdogani i drejtohet Turqisë përmes FaceTime-it për të rrëzuar grushtin e shtetit në tentativë

Prapë Erdogani kërkon edhe më shumë autoritet. Në maj, ai e përzuri një kryeministër, duke sjellë një tjetër në vend të tij, i cili ngjan më i përshtatshëm për planet e tij për ta ndërruar sistemin parlamentar në  një republikë  të fortë presidenciale. Kur të  dalin përpara gjyqit, organizatorët e grushtit të shtetit mund të indinjohen edhe më shumë kur të shohin se përpjekja e tyre në vend që taketë bërë Erdoganin të bëjë hapa prapa, t’i ketë mundësuar atij një mandat për edhe më shumë fuqi.

Presidenti ka premtuar se do të ketë një pastrim rrënjësor të të gjithë atyre që janë të lidhur meklerikun disident, Fethullah Gylenin, mënyrë kjo të shprehuri të cilën Erdogani e përdor për këdo që kundërshton vullnetin e tij.  Parë nga bota jashtë, ky spektakël mund të duket si një shfaqje e papritur. Ambicia turke për tëgjeneruar pushtet, për të marrë pjesë në luftën kundër Shtetit Islamik, për të ndihmuar në arritjen enjë marrëveshjeje në Siri do të jetë më e vështirë për t’u realizuar nëse qeveria është në luftë meushtrinë e vet, apo ushtria në luftë me vetveten.

Një Turqi që e drejton çdo gjë përmes konsensusit është një aleat më i mirë. Por edhe ekonomia turke ka për t’u ndier më e lirë dhe më e prirur për të qenë në rritje nëse do të çlirohej prej peshës së një rreziku politik të mundshëm. Mësimi i nxjerrë prej këtij grushti shteti të dështuar është se Turqisë  i duhet një lider që  të mund t’i bashkojë të gjitha shtresat e polarizuara të shoqërisë, ose, të paktën, dikush që të ketë vullnetin për ta bërë këtë gjë.

ma.me

Next Post

Kanosën me armë dy persona arrestohet-25 vjeçari, 1 në kërkim 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In