Një danez dhe një suedez të dyshuar se kanë planifikuar një atentat në Evropë në emër ISIS-it u arrestuan para dhjetë ditësh në jug të Turqisë, njoftoi sot agjecnia turke e lajmeve “Dogan”.
“Dy burrat, një danez me origjinë libaneze 35 vjeç dhe një suedez me origjinë irakiane 38 vjeç, janë stërvitur që të dy në Siri dhe kishin hyrë ilegalisht në Turqi 12 ditë më parë”, thekson “Dogan”.
“Policia kontrolloi shtëpinë ku strehoeshin dy burrat në Adana, në jug të vendit dhe i kanë marrë në pyetje për 10 ditë”, vazhdon agjencia sipas të cilës ata i ishin bashkuar ISIS-it para tre muajsh./b.d