Turqia/ Myftiu i Shkodrës mesazh nga spitali: Po përballemi me virusin, e mira do e mundë të keqen!

Myftiu Imam Muhamed B. Sytari

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, jep një mesazh nga spitali në Ankara, ku u transferua me urgjencë ditën e sotme, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua nga koronavirusi.

Teksa shprehet se po përballet prej ditësh me virusin e rrezikshëm, myftiu Sytari thekson mes të tjerash se jeta e kësa bote është vendi i sprovave.

Mesazhi i myftiut:
Të dashur e të shtrenjtë vëllezër, miq, familjarë, dashamirë, kolegë, shokë të rrugëtimeve, qytetarë të zemrës, krejt të afërm të zemrës sime! Jeta e kësaj bote është vendi i sprovave, me të cilat jemi ftuar të përballemi me durim dhe besim në Zotin tonë, që na do dhe na dhuron bekime edhe nëpërmjet sprovave. Sa ëmbël e pastër e thërret i sprovuari Zotin e tij, sa nuk ka penë ta përshkruajë madhështinë e thirrjes së zemrës së thyer para duarve të Krijuesit të saj…

Prej disa ditësh, po përballem me pasojat e covidit dhe, së bashku me të shtrenjtin Haxhi Babën tim, po ndjekim protokollet e kurimit, me shpresën e madhe në Allahun e Madhëruar, që të na nxjerrë faqebardhë e të veshë me rrobat e shërimit dhe shëndetit të plotë. Tashmë, kjo situatë botërore nuk është më lajm, porse, me ndihmën e Zotit, e mira do e mundë të keqen dhe fidanet e të vepërmirëve do e mposhtin kiametin e nxitësve të tij!

Prandaj, të lutemi shumë dhe të jemi të vëmendshëm për fëmijët tanë, për familjen, miqtë dhe tokën tonë të shtrenjtë, Nanen tonë të përbashkët. Jam i paaftë t’ju falënderoj emër për emër e shembull për shembull për çfarë keni bërë për mua, por ju garantoj se jam krenar me miqësinë tuaj, duatë, mesazhet, përkushtimet e gatishmërinë për të qenë dorë për dorë me ne në këtë sprovë familjare.

Allahu ju dashtë e ju bekoftë!
Imam Muhamed B. Sytari
Ankara, 14 nëntor 2020

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com