Turqia kthen momumentet në xhami/UNESCO e alarmuar: Mos bëni ndryshme të tjera radikale

Xhamia

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s lëshoi një deklaratë në lidhje me vendimin e Turqisë për t’i kthyer monumentet botërore të Hagia Sophia dhe Manastirin e Chora në xhami.

Komiteti, duke u takuar për sesionin e 44-të në internet nga Kina, gjithashtu shprehu keqardhje që qeveria e Turqisë injoroi thirrjet e përsëritura nga UNESCO për të vëzhguar udhëzimet e organizatës mbi monumentet e trashëgimisë botërore.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për pasojat e këtyre vendimeve mbi natyrën globale të monumenteve dhe i bëri thirrje Turqisë të zbulojë qëllimet e saj dhe të bashkohet në dialog përpara çdo ndryshimi tjetër radikal.

UNESCO gjithashtu i kërkoi Turqisë që të paraqiste një raport mbi mirëmbajtjen e dy monumenteve deri më 1 shkurt 2022 për diskutim në takimin e ardhshëm të Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Burimet diplomatike greke e mirëpritën deklaratën e UNESCO-s. Pergatiti BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com