Turqia u shpreh sot e gatshme të mbështesë plotësisht një operacion që syonon të largojë grupin Shteti Islamik (ISIS) nga qyteti sirian i Jarablos, pranë kufirit turk, në një moment që rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja po përgatiten të kalojnë në ofensivë.
Turqia ka urdhëruar gjithshtu banorët e Karkamis të largohen për arsye sigurie nga ky qytet i vogël turk që është pranë Jarablos dhe është prekur shpesh herë nga goditjet me mortajë.
Nga ana tjetër artileria turke kishte goditur fuqishëm sot pozicionet e ISIS-it në Jarablos si përgjigje ndaj sulmeve me mortajë dhe reketa që nga Siria në teritorin e Turqisë, në Karkamis dhe në qytetin kufitar Kilis