• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turqia “dorëzohet”, i jep Shqipërisë të gjithë tapitë dhe tahiret e perandorisë

by A R
08/03/2016 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria ka filluar të ndjekë një rrugë tjetër në histori. Falë Arkivit Qendror të Shtetit, sfida është tani të mbledhë të gjithë materialet historike dhe t’i sjellë në vend që të studiohen nga historianët vendas. Kuptohet se nuk mund të flitet në terma absolute, por një gjë po ravijëzohet dhe kjo është mbushja e boshllëqeve me një literaturë historike krejt të panjohur deri më sot nga arkivat e vendeve fqinje. Dhe rezultatet e para po duken. “Kjo përbën një nga sfidat tona dhe në të ardhmen do të përbëjë një nga përpjekjet për të mbushur boshllëqe nga koha të dokumentacionit historik”, referon Gjet Ndoj.

gjet_ndoj

Sipas drejtorit të Arkivit Qendror të Shtetit Ndoji, që citohet nga Javanews, është duke u negociuar me arkivat osmane për t’u marrë tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare gjatë periudhës osmane. Dhe pse duhet thënë se me ndryshimin e kohës këto tapi kanë ndryshuar ato me patjetër do kenë rëndësi për karakterin studimor të asaj periudhe, që duhet thënë se ha shumë vend diskutimi. Pronat në Shqipëri janë thembra e Akilit e disa qeverive, e këto regjistra kuptohet se nuk e zgjidhin, por ato do japin në kohë të vjetra, realisht pronarët e tyre.

images

Ndërkohë plot 2 vjet i është dashur drejtorit të arkivave shqiptare Gjet Ndoj t’i mbushë mendjen autoriteteve turke për t’i dhënë Shqipërisë 57 tahiret (regjistra). Regjistrat, si quhen sot, janë pjesë specifike e 980 syresh për të gjithë perandorinë dhe që përmbajnë të dhëna bazike për vendin. Së fundmi, në një takim në Stamboll, mbështetur edhe nga TIKA, struktura turke për promovimin e kulturës vendase, drejtori shqiptar ka pasur mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal dhe nëndrejtorit z. Sebahattin Bayram, që kanë krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të modaliteteve nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike. Ndërkohë që të dy vendet do të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të krijohet një trafik shkëmbimi elektronik i materialeve, si edhe për t’u hapur studiuesve një rrugë të re dhe shumë efikase por edhe bashkëpunimin e ndihmën reciproke.

dokumenta-osmane-599x370

“Secili regjistër syresh arrin deri në 400 faqe dhe ka të dhëna interesante për trevat e shqiptarëve. Ato tashmë janë pjesë e arkivit tonë dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitja dhe përpunimi i tyre”, thotë z.Ndoj. Perandoria Osmane ka një trashëgimi të tërë prej 980 regjistrash në të gjitha trevat deri ku arriti në lulëzimin e vet, që do të thotë në gati 4 kontinente.

Duket se përpjekja e palës shqiptare në këtë sfidë të re është konkretizuar pikërisht me këto regjistra. Interesante është se dokumentet do të hedhin dritë edhe për disa nga etërit të pavarësisë shqiptare dhe njerëzit që kanë bërë histori. Mes tyre është Ismail Qemali, ku drejtori Ndoj referon se ka shumë dokumente të panjohura për të për veprimtarinë politike. Ashtu, si shumë dokumente referohen për Bib Dodën, të ashquajturin ndryshe edhe princin e trevave katolike të veriut.

Koha por edhe zotësia e palës shqiptare do të tregojë se ta zotë do të jemi të përtypim këtë material historik të dorës së parë.

Next Post

Rihanna shpik një stil të ri për të mbajtur çantën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In