Turqia ka burgosur dy sirianë për vdekjen e Alan Kurdi, vdekja e të cilit tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për krizën e refugjatëve në Europë, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.
Alan ishte fëmije sirian, 3 vjeçar, anija e të cilit u përmbys në ujërat turk, u gjet i vdekur në bregdetin turk nga rojet bregdetare. Vdekja e tij tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për krizën e refugjatëve të ikur nga Siria dhe Iraku, me qëllim të dalin në Europë. Kjo krizë vjen si pasojë e luftimeve të shumta që po ndodhin në Siri dhe Irak nga forcat militante islamike.
Të burgosurit, Mufaëaka Alabash dhe Asem Alfrhad u gjykuan në Bodrum, ndërsa ata u dënuan për kontrabandë në rrugën e Egjeut nga Turqia në Greqi.