Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke deklaroi se kishte shkatërruar 27 objektiva të organizatës terroriste, PKK, në veri të Irakut.
Në deklaratë thuhet se janë goditur dhe shkatërruar 27 objektiva të PKK-së në rajonet Zap dhe Gara.
Operacioni ajror është ndërmarrë pas një informacioni të dhënë nga shërbimet sekrete turke.
Avionët e ushtrisë turke shkatërruan 27 objektiva, ku mes tyre kishte depo armatimesh dhe vende strehimi të terroristëve të PKK-së.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se avionët pas operacionit janë kthyer me sukses në bazat e tyre./a.m.