• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia blen avion luftarakë britanikë: Marrëveshje 8 miliardë paund për 20 avionë Eurofighter Typhoon

by A R
27/10/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ushtarake në Ankara për blerjen e 20 avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon, me vlerë 8 miliardë paund.

Kjo marrëveshje vjen pas një nënshkrimi paraprak në korrik, që parashikonte blerjen e 40 avionëve, të miratuar nga vendet anëtare të konsorciumit Eurofighter – Gjermania, Italia dhe Spanja. Turqia synon me këtë blerje të modernizojë forcat e saj ajrore dhe të mos mbetet pas rivalëve rajonalë si Izraeli, që ka kryer sulme në Lindjen e Mesme gjatë këtij viti.

Erdogan tha se vendi i tij ka nevojë për një flotë të fortë ajrore për mbrojtjen kombëtare dhe për ruajtjen e balancës ushtarake në rajon. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është një nga eksportueset kryesore të dronëve luftarakë.

Bashkëpunimi i ri me Britaninë shihet si shenjë e afrimit të Ankarasë me Perëndimin pas disa vitesh marrëdhënie të tensionuara. Javën e kaluar, mediat raportuan se Turqia po negocionte për të marrë menjëherë 12 avionë Typhoon të përdorur nga Katari dhe Omani, për të plotësuar nevojat urgjente të forcave ajrore. Avionët e rinj do të dorëzohen nga Britania në vitet e ardhshme.

Erdogan kishte vizituar së fundmi Katarin dhe Omanin për të diskutuar këtë çështje, duke përshpejtuar procesin e marrëveshjes. Bisedimet për blerjen e Typhoon nisën që në vitin 2023, ndërsa Turqia po punon paralelisht për zhvillimin e avionit të saj vendas, KAAN.

Vjet, Ankaraja arriti një marrëveshje 7 miliardë dollarëshe me SHBA për 40 avionë F-16, por përballet me vonesa në dorëzim. Sipas zyrtarëve, sulmet ajrore të Izraelit në rajon e kanë shtyrë Turqinë të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe të rrisë kapacitetet ushtarake.

Next Post
INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In