• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turqi/ Tre “vezirë” duan të bëhen ‘sulltanë’ në vend të Erdoganit. Fushata “nis” nga Greqia

by Java News
20/06/2022 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, mediat helene me artikujt e tyre i hedhin gjithmonë e më shumë benzinë zjarrit të konfliktit.

Me një artikull të publikuar sot gazeta greke Protothema, ka analizuar një rokadë të mundshme pushteti në Ankara, duke marrë në konsideratë faktin që mbështetja për Presidentin Rexhep Taip Erdogan sipas tyre ka rënë frikshëm.

Media e njohur greke rendit tre emrat favorit që mund të pasojnë Erdoganin në pushtet dhe ata janë Hulusi Akar, Suleyman Soylu dhe Omer Celik.

Në shkrim theksohet se Ministri i Mbrojtjes, kolegu i tij në ministrinë e Brendshme dhe deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) janë emrat favoritë në garën joformale të pasardhësve të Erdoganit me armën kryesore për të nisur kërcënimet kundër Greqisë.

Më tej nënvizohet se ata të tre po udhëheqin betejën kundër Greqisë, por njëkohësisht po formësojnë edhe shtegun për të nesërmen në skenën politike turke pasi gara për kreun e AKP-së, që vlerësohet të ketë nisur në vendin fqinj.foto galeri foto galeri foto galeri

Por kush janë tre figurat e lartë përmendura?

“Gjenerali” Akar

Më shpesh, në deklaratat agresive kundër Athinës shfaqet ministri 70-vjeçar i Mbrojtjes i Turqisë, i cili luajti në mesjavë rol kryesor në një “episod të nxehtë” në Stamboll, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke shfryrë gjithë hatërmbetjet e Ankarasë përballë një delegacioni deputetësh grekë. Megjithatë, nuk është hera e parë që ish-ushtaraku i lartë turk dhe ministri aktual i Mbrojtjes shfaqet si kundërshtar i pozicioneve greke, pasi ishte i pari që përqafoi doktrinën revizioniste të “Atdheut Blu”.

Ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke në vitet 2015-2018, ka lindur në Cezare të Kapadokisë dhe ka shërbyer për më shumë se 49 vjet në ushtrinë turke në pozicione të larta. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e delegacionit turk në NATO, por edhe komandant i Bosnjë/Hercegovinës turke, duke ruajtur kanalet e hapura të komunikimit me Shtetet e Bashkuara, pasi është diplomuar në Shkollën e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Kohët e fundit, në fakt, ai është vënë në pah nga exit-pollet ndërkombëtare si pasardhësi më i spikatur i presidentit turk, pas daljes së palavdishme nga gara e pasardhësit të dhëndrit dhe ish-ministrit të Financave të Erdogan, Berat Albayrak.

Ndonëse presidenti turk nuk duket i gatshëm të dorëzojë pa kundërshtarë skeptrin e AKP-së, një disfatë e mundshme, pas 20 vitesh dominim pothuajse të plotë, tashmë ka ndezur versione të ndryshme të asaj që do të pasojë në korridoret politike të vendit fqinj. Ndër skenarët që dalin për epokën pas Erdoganit është ai i “suksedencës prej kadifeje”, pra që zoti Akar të pasojë presidentin turk, duke “trashëguar” “unazën” e tij, por me kushte, pra t’i sigurojë atij garanci për sigurimin e trashëgimisë së tij politike dhe kontrollin e aksioneve në AKP, por edhe mbrojtjen e familjes së tij.

Soylu i qendrës së djathtë

Ai ka dalë kundër Greqisë, me akuza si “riatdhesimi” i emigrantëve dhe “mbështetja e terroristëve” të PKK. Ministri i Brendshëm i Turqisë iu bashkua grupit të Erdogan relativisht vonë, vetëm në vitin 2012, pasi më parë ishte kryetar i Partisë Demokratike, që i përkiste qarqeve të qendrës së djathtë turke.

Por pavarësisht kësaj, ai është sot për sot politikani më popullor në AKP për shkak të qëndrimit të tij antiperëndimor (Shtetet e Bashkuara kanë vendosur personalisht sanksione ndaj tij dy herë). Ai konsiderohet një kundërshtar i vendosur i marrëdhënieve SHBA-Turqi, ndërsa marrëdhënia e tij politike me presidentin turk u testua rëndë në vitin 2020 kur dorëzoi dorëheqjen, me rastin e fiaskos në vendosjen e bllokadës për shkak të pandemisë.

Për pasojë asokohe pati një valë mbështetjeje për të në rrjetet sociale, duke zhdukur çdo mendim për pranimin e dorëheqjes në mendjen e Erdogan.

Profili i lartë i ministrit të Brendshëm turk e ka sjellë që në moshë të vogël në “fraksionet” e forta të AKP-së, pasi është në konflikt të drejtpërdrejtë me ekipin e dhëndrit të presidentit turk, Berat Albayrak.

Çeliku i palëkundur

I njohur me fuqinë e mediave sociale ku me statusin ku shkruante – “mund të vijmë befas një natë…” – Celik, deputet i AKP-së që nga viti 2002 është bërë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Erdogan me kalimin e kohës. Ai e kërcënoi hapur Athinën në sfondin e stërvitjes ndërdisiplinore “Efes 2022”, dhe besimi që aktualisht gëzon nga ana e “sulltanit” shpjegon qëndrimin e tij si ministër i Kulturës dhe Turizmit, por edhe si kreu i ekipit negociator për procesin e anëtarësimit në BE.

Ai gjithashtu është kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë SHBA-Turqi dhe në vitin 2010 u bë nënkryetar i AKP-së, përgjegjës për çështjet evropiane.

Prezantimi i tij aristokratik, i kombinuar me kodin e tij të sofistikuar të veshjes, e ngjiti Celik në postin e zëdhënësit të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, megjithëse joformalisht vepron si transmetues i politikës së jashtme të Ankarasë në qendrat vendimmarrëse të SHBA-së dhe Europës./m.j

Next Post
Kryeministri britanik, Boris Johnson shtrohet urgjentisht në spital, ja gjendja e tij

Kryeministri britanik, Boris Johnson shtrohet urgjentisht në spital, ja gjendja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In