• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqi-Greqi prag lufte, Mitsotakis: Po na cenohet sovraniteti i vendit, plaga e Qipros kullon gjak

by Ardit Rada
25/07/2020 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e armatosura greke dhe ato turke janë në gjendje gatishmërie duke paralajmëruar kështu, rrezikun e një konflikti të armatosur mes dy vendeve fqinje.

Situata në Mesdheun Lindor është tensionuar ndjeshëm pasi Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkim të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo.

Por nga ana tjëter, qeveria greke ka bërë të qartë se operacione të tilla nuk do të tolerohen në territorin grek.

Kryeministri Kiriakos Micotakis ka biseduar me kancelaren Angela Merkel e cila ka komunikuar gjithashtu edhe me palën turke. Kreu i ekzekutivit grek ka deklaruar se po cënohet sovraniteti i vendit.

“Dyzet e gjashtë vjet pas pushtimit turk, plaga e Qipros vazhdon të rrjedhë gjak. Por edhe qielli i të gjithë rajonit vazhdon, për fat të keq, të mbulohet nga gjithnjë e më shumë re provokimesh nga i njëjti fajtor.

Në okupimin e paligjshëm të territorit europian tani janë shtuar akte agresive të njëpasnjëshme, të cilat sfidojnë të drejtat sovrane të Greqisë dhe Republikës së Qipros.

Përvjetori i turpit, në vend që të provokojë një autokritikë shpenguese në Turqi, e gjen duke u larguar nga legjitimiteti, Europa dhe vlerat e shekullit XXI”, deklaroi Micotakis.

Në përputhje me konventën ndërkombëtare për të drejtën detare, Athina pretendon se zona prej 200 miljesh detare si pjesë e zonës Ekskluzive ekonomike vlen edhe për ishujt e vegjël që i takojnë Greqisë ishulli Kastelorizo, që gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës por afër bregdetit të Turqisë.

Ndersa Turqia nuk e pranon këtë pretendim. Sipas analistëve çështja nëse do të ketë luftë varet nga negociatat por edhe nga mënyra sesi do të pozicionohen BE dhe sidomos SHBA.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell po i nxit të dyja palët të negociojnë. Por për shkak të shumë çështjeve që kanë dalë në pah vitet e fundit si – çështja e refugjatëve, politika e energjisë, roli i Turqisë në Siri dhe Libi, BE-ja nuk është e bashkuar në qëndrimin ndaj Turqisë dhe secili vend anëtar, ka pozicion të ndryshëm  në kuadër të interesave të veta kombëtare.

 

/e.rr

Next Post
Nuk i tremben valës së dytë, Bundesliga cakton datën për startin e sezonit të ri

Nuk i tremben valës së dytë, Bundesliga cakton datën për startin e sezonit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In