Gazetari gjerman, Mesale Tolu Corlu mund të dënohet me mbi 15 vite burg nëse shpallet fajtor për akuza të lidhura me terrorizmin, njoftoi agjencia e lajmeve, ETHA, dukecituar avokatin e saj.
Tolu, gazetare dhe përkthyese për ETHA, u arrestua me 30 prill në apartamentin e saj në Stamboll dhe përballet me akuza për propagandë terroriste dhe për anëtarësim në një organizatë terroriste.
Tolu ka nënshtetësi gjermane, jo si Deniz Yucel, i cili ndodhet i burgosur në Silivri. Yucel, korrespondent i gazetës gjermane ”Die Welt”, ndodhet i burgosur që nga muaji shkurt.
Gjykimi kundër Tolu pritet të fillojë më 11 tetor.
Gjermania ka kërkuar lirimin e Tolus, Yucelit si edhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner./ b.d