Gjykata e Edirnesë në Turqi ka vendosur masën e arrestit me burg për 3 persona të tjerë, të përfshirë sipas tyre në gjetjen e drogës në autobusin ku 35 anëtarë të Fressh po udhëtonin.
Masa arrest me burg është vendosur për shoferin Gëzim Elmazi, dy guidat Shkëlqim Domi dhe Ervis Hyseni. Të arrestuarit e tjerë janë lënë të lirë, pa asnjë lloj detyrimi ligjor.
Droga u gjet të premten në autobusin e një linje shqiptare udhëtimi, në kufirin greko-turk. Ngjarja krijoi debate politike në Tiranë, pasi në autobusin e linjës turistike udhëtonin dhe disa anëtarë të FRESSH.