106 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Turqi, duke çuar numrin total të viktimave në 2.706.
Ministria e shëndetësisë së Turqisë konfirmoi gjithashtu 2,861 infeksione të tjera duke e çuar numrin në total 107,773.
Turqia është vendi i shtatë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve, sipas një deklarate nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.
Të enjten, Turqia vendosi një bllokim katër-ditor në 31 provinca në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.
g.kosovari