• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Turp për BE”/ Akuza: Franca, Gjermania dhe Italia kanë furnizuar me armë Putinin, po përdoren për të masakruar ukrainasit

by Java News
18/03/2022 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat britanike kanë publikuar një lajm të rëndë ditët e fundit, ku thuhej se Franca, Gjermania dhe Italia kanë shmangur  embargon duke i shitur  armë Vladimir Putin.

Sipas”The Sun”, rezulton se 10 shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë shitur Rusisë qindra miliona paund pajisje ushtarake mes viteve 2015 dhe 2020, dhe këto armë  tani po përdoren për të masakruar ukrainasit.

Parisi dërgoi bomba, raketa dhe eksplozivë, si dhe kamera termike për 1000 tanke dhe detektorë infra të kuqe për avionët. Berlini ndërkohë i shiti të ashtuquajturat pajisje me përdorim të dyfishtë, përfshirë pushkë, automjete me mbrojtje speciale dhe anije akullthyese, ndërsa Roma i siguroi makina të blinduara.

Shtetet e BE-së, përfshirë edhe Britaninë e cila në atë kohë ishte anëtare e Unionit, goditën Rusinë duke vendosur një embargo për armët në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Por, këto shtete shmangën embargon duke rinisur kontratat e nënshkruara më parë me Moskën për shitjen e armëve. Sipas një hetimi të Investigate Europe shtetet e BE lëshuan më shumë se 1000 licenca pas ndalimit.

Franca i shiti Kremlinit pajisje ushtarake me vlerë 130 milionë paund, Gjermania 100 milionë paund dhe Italia 19 milionë paund.

Pavarësisht se BE vendosi një embargo për shitjet e armëve, faqja investigative Disclose raporton se mes viteve 2015 dhe 2020, Franca lëshoi 76 licenca eksporti në Rusi për pajisje ushtarake.

Dhe sipas një raporti të Investigate Europe, dhjetë vende anëtare të BE-së vazhduan të dërgonin armë në Rusi pas embargos, përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Finlandën, Sllovakinë dhe Spanjën.

Shifrat nga Grupi i Punës i Këshillit të BE-së për Eksportet e Armëve Konvencionale tregojnë se dhjetë shtetet e BE-së kanë eksportuar pajisje ushtarake me vlerë gjithsej 291 milion paund në Rusi midis 2015 dhe 2020.

Franca thuhet se përbënte 44 për qind të shitjeve, përfshirë avionë, sisteme navigimi, silur dhe raketa.

Britania i shiti gjithashtu armë Rusisë pas vendosjes së embargos, por me vlerë vetëm 1.7 milionë paund.

Dhe pasi shmangu embargon ruse të armëve, Gjermania u kritikua nga kryetari i bashkisë së Kievit pasi ofroi të dërgonte 5000 helmeta për të mbështetur forcat ukrainase kundër trupave të Putin.

Ish-boksieri Vitali Klitschko u tall me ofertën, duke pyetur se mos dëshironin të dërgonin jastëkë në vend të helmetave, pasi Berlini refuzoi të dërgonte armë në Ukrainë./m.j

Next Post
Gjykata regjistroi statutin e Bashës, reagon Komisioni i Rithemelimit: E vetmja gjë që tërheq vëmendjen është…

Gjykata regjistroi statutin e Bashës, reagon Komisioni i Rithemelimit: E vetmja gjë që tërheq vëmendjen është…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In