• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turizmi/Shqipëria heq vizat për kinezët deri më 31 tetor 2018

by Java News
08/04/2018 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje hap i mencem i qeverise shqiptare. Përmes një vendimi të miratuar në Këshillin e Ministrave, qeveria shqiptare njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.

Vendimi është mirëpritur veçanërisht nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue, e cila tha kjo do të sjellë progres në shkëmbimet njerëzore mes 2 vendeve. Për qeverinë shqiptare, por edhe për ambasadoren kineze heqja e vizave do të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri, të cilët, tanimë kanë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Shqipërisë direkt nga Kina.

Pasi siç raportojnë edhe operatorët turistikë deri më tani vizitat e tyre në Shqipëri kanë qenë më shumë rastësore, jo destinacion direkt. Pjesa më e madhe e kinezëve i janë drejtuar Shqipërisë nga vendet fqinje, Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia ku kanë zgjedhur për të kaluar pushimet, nga ku kanë zbuluar paketa turistike të lira për ta parë 1 apo më shumë ditë.

Sipas ambasadores kineze, Shqipëria ka shumë vende të bukura turistike, por kinezët kanë më shumë interes të shohin Krujën dhe Gjirokastrën. Sipas të dhënave nga ambasada kineze në Shqipëri, vjet Italia u vizitua nga 3 milion turistë kinezë, ndërsa në Greqi u numëruan rreth 1 milionë. Në raportin e fundit të INSTAT në shkurt të 2018-s, mbi lëvizjet e shtetasve në Shqipëri nuk gjen të dhëna mbi shtetasit kinezë që vijnë në Shqipëri kjo edhe për shkak të kufizimit për shkak të vizave. Zyrtarisht, Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufijve, vetëm në vitin 2017 ishin 130 milion turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve. Top Channel

Next Post
Policia/Bllokimi i rrugës Mamurras-Milot procedon 23 veta

Policia/Bllokimi i rrugës Mamurras-Milot procedon 23 veta

Comments 1

  1. shqiptari emigrante ne Itali says:
    8 years ago

    Kjo do te sjelle pasoja te renda per Shqiperine qe nuk “llogariten” nga te PAPERGJEGJSHMIT e Tiranes zyrtare. Kinezet kane “mbytur” Italine ketu dhe jane “specialist” te manipulimeve ku me te shkelur ne Tirane do humbasin gjurme per tu mos u kthyer kurre atje qe sigurisht keto “leshime” te politikanve amator te Tiranes do ti kushtoj popullit te thjeshte shqiptare. Te pakten politikanet e Tiranes do tu bente mire nje “keshillim” me emmigrantet e saj neper Europe qe i dine shume mire pasojat e çdo “leshimi”!…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In