• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmin kulturor/ Miratohet vendosja e tabelave informative në sitin arkeologjik të Komanit 

by Java News
11/09/2017 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e saj të fundit KKR ka miratuar projektin për “Vendosjen e Tabelave Informative” që mundësojnë vizitën e sitit Arkeologjik të Komanit. Përmes këtij vendimi promovohet “Kultura e Komanit” si dhe ajo e peizazhit natyror dhe zonës përreth saj,  nëpërmjet realizimit të shtigjeve të ecjes me këmbë nëpër Qytezën e Dalmaces, në Koman (Bashkia Vau  Dejës), shenjimit të tyre dhe regjistrimit me GPS.

Ky  destinacion i ri është një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe atij të aventurës, duke bërë të mundur njohjen e një prej thesareve të tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri si dhe pamjet spektakolare që të ofron natyra. Gjithashtu ky sit arkeologjiko-natyror është edhe një mundësi për zhvillimin ekonomik e social të zonës, e cila mbart tradita karakteristike. Gjithsej janë 8 shtigje të cilat mund të bëhen të gjitha bashkë, përreth sitit arkeologjik.

Shtigjet e realizuara me GPS si edhe të shenjuara gjatë gjithë gjatësisë së tyre do t’i drejtojnë turistët në vendbanim duke u dhënë kënaqësinë e vizitave në kishat, banesat, punishtet, nekropolin si edhe të natyrës përreth.

Në fillim të sitit, në vendbanimin kryesor dhe në fund të sitit arkeologjik vendosen tri  tabela të mëdha informative, të cilat tregojnë shtigjet si edhe historinë që e shoqëron këtë  mrekulli të trashëgimisë sonë kulturore.

Përgatitja e informacionit në tabela është  hartuar nga arkeologia Etleva Nallbani, drejtuese e Misionit Arkeologjik Francez, ndërsa përpunimi i shtigjeve në GPS në hartë është bërë nga Sabah Seferaj dhe ekspertë të tjerë të Shoqatës COSPE, në Shkodër.

KOMANI – është një nga vendbanimet mesjetare më të rëndësishme të Shqipërisë, rreth 60 km larg nga Shkodra në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Zbulimet e varrezës mesjetare të Komanit, më e madhja e gërmuar deri tani në Shqipëri i kanë dhënë emër “Qytetërimit Mesjetar të Komanit” në territorin shqiptar dhe më tej në Ballkanin Perëndimor. Komani përmendet në relacionet e priftërinjëve françeskanë që nga mesi i shek.19 dhe nga shumë udhëtarë të huaj që vizituan Shqipërinë. Gërmimet e para në varrezën e Dalmaces u realizuan në vitin 1898 nga ish-konsulli francez në Shkodër, Alexandre Degrand. Rëndësia historike e vendbanimit të Koman ( Dalmace) dhe pasuria e madhe arkeologjike e tij, bën që me vendim të Këshillit të Ministrave të datës, 22/09/2015 i gjithë territori prej 100 ha të vihet nën mbrojtje të shtetit shqiptar, i kategorizuar në zona të mbrojtura A dhe B. Vendbanimi arkeologjik është i vizitueshëm vetëm me këmbë. /ma.me

Next Post
Ndarja nga jeta e akademikut të njohur Fahrudin Hoxha, kryeministri mesazh ngushëllues

Ndarja nga jeta e akademikut të njohur Fahrudin Hoxha, kryeministri mesazh ngushëllues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In