• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi/ Të huajt shpenzuan 1.5 mld euro, shqiptarët ‘kursimtarë’ në daljet jashtë

by Java News
13/12/2021 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, duke iu afruar edhe niveleve të parakrizës, për shkak të ecurisë së mirë në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të huajt që udhëtuan në Shqipëri në 9-mujorin e këtij viti shpenzuan gati 1.5 miliardë euro në vend, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi, ashtu si e gjithë bota, vuajti pasojat e kufizimit të udhëtimeve nga pandemia.

Në krahasim me janar-shtator 2019, që deri më tani është viti më i mirë historik i turizmit, shpenzimet e të huajve në vend ishin rreth 10% më të ulëta.

Periudha më e mirë ishte tremujori i tretë i vitit, kur në vend hynë 786 milionë euro, me rritje të lehtë prej 0.5% në raport me korrik-shtator të 2019-s.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se për 9-mujorin, në vend hynë 4.7 milionë shtetas të huaj, më shumë se dyfishi në krahasim me vitin pandemik, por 10.7% më pak sesa në janar-shtator 2019. Rënia e turistëve nga Europa u zëvendësua nga hyrjet më të larta të shtetasve nga Kosova, që u rritën me 18% në krahasim me 9-mujorin 2019. Kosova u bë shpëtimi i turizmit, duke zënë gati 50% të hyrjeve totale, nga 37% në të njëjtën periudhë 2019.

Shqiptarët shpenzuan më pak

Ndërsa të huajt vitet e fundit po shpenzonin gjithnjë e më shumë në Shqipëri, edhe për shkak të shtimit të turistëve, edhe shqiptarët kur iknin jashtë nuk kurseheshin, duke bërë që bilanci neto, ndonëse pozitiv, të ishte në vlera minimale.

Por, këtë vit, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Europian, daljet kanë qenë më të pakta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 801 milionë euro, që ndonëse me rritje të ndjeshme në krahasim me vitin pandemik, sërish mbeten 34% më të ulëta së për 9-mujorin 2019.

Bilanci përmirësohet ndjeshëm

Daljet e shtetasve shqiptarë ishin 28% më të ulëta në krahasim me 9-mujorin e 2019-s.

Kufizimi i daljes së shtetasve vendas, ndërkohë që të huajt kishin më shumë liri lëvizje bënë që bilanci i të ardhurave (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në vend dhe atyre të shqiptarëve jashtë) të ishte në nivelin më të lartë, të paktën që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat për 9-mujorin 2021, vendi përjetoi neto nga turizmi 672 milionë euro, ose 63% më shumë se sa në janar-shtator 2019./ monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: INSTAT

g.kosovari

Next Post
Tornadot “gjunjëzuan” Kentakin/ Paralajmërimi i guvernatorit: Pritet të rritet mbi 100 bilanci i viktimave

Tornadot “gjunjëzuan” Kentakin/ Paralajmërimi i guvernatorit: Pritet të rritet mbi 100 bilanci i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll kundër luftës në Iran: Kjo katastrofë s’mund të përdoret për të fshehur dështimet!

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In