• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turizmi rrit konsumin në restorante, kryeon Durrësi. Juglindja, rekord për bulmetin

by A M
10/09/2023 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baret dhe restorantet e nisën vitin 2023 me rënie të konsumit për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të shportës ushqimore dhe pasigurisë për shpenzimet që krijoi te konsumatori vazhdimi i luftës Rusi-Ukrainë. Por gjatë këtij sezoni turistik, strukturat e shërbimit sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve kanë rritje konsumi 10% krahasuar me vjet, për shkak të turistëve. Enri Jahja, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve, tha se rritje më të lartë të konsumit ka pasur te restorantet dhe baret në zonën bregdetare të Durrësit për shkak të çmimeve më të lira dhe ofrimit më tepër të paketave “ultra all inclusive” që ofrojnë holetet.

“Pavarësisht trumbetimit për numër të lartë të turistëve këtë vit, 50 deri në 70% e tyre janë turistë ‘me çantë shpine’ që kërkojnë kryesisht gatime tradicionale shqiptare. Shumica e restoranteve në bregdetin e Jugut nuk ofrojnë gatime tradicionale. Shërbehet më tepër ushqim me bazë peshku apo përpunime të tjera ushqimore më cilësore dhe më të shtrenjta. Të gjithë këta faktorë ndikojnë te konsumi. Pozitive është që konsumi këtë vit është rritur”, thekson z. Jahja.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i përhapur në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Turizmi rrit në nivele të larta konsumin e produkteve të bulmetit në qytetet e Juglindjes

Rritja e numrit të turistëve ka dhënë efekte pozitive edhe te konsumi i produkteve të bulmetit në qytetet e Juglindjes, si Pogradeci dhe Korça. Për një nga fabrikat kryesore të prodhimit të produkteve të bulmetit në Juglindje të vendit, shitjet gjatë sezonit turistik kanë qenë në nivele të larta. Ndikim te konsumi kanë dhënë jo vetëm turistët e huaj, por edhe ata vendas, kryesisht nga qytetet si Tirana apo Elbasani që vizitojnë juglindjen për shkak të temperaturave të ulëta.

Taulant Pupa, administratori i një fabrike tha se krahasuar me vjet, shitjet e produkteve të bulmetit janë rritur 30%. Z. Pupa pohon se është hera e parë që regjistrohet rritje në këto nivele dhe kjo është tërësisht për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj dhe vendas. Ai thotë se produktet më të shitura në markete, hotele dhe restorante kanë qenë djathi i bardhë, kaçkavalli dhe kosi. “Për këtë sezon, shitjet janë jashtë çdo parashikimi. Nivelet janë të kënaqshme. Kompania jonë tregton produktet e bulmetit në qytetin e Pogradecit, Korçës dhe Tiranës. Rritja e shitjeve ka ardhur tërësisht nga numri në rritje i turistëve si të huaj, edhe vendas”, pohoi ai.

Rritje të lartë në periudhën janar-korrik kanë shënuar edhe importet e qumështit. Sipas të dhënave të Doganave, importet për 7-mujorin 2023 u rritën 29% më shumë se vitin e kaluar. Më herët, një nga operatorët kryesorë vendas të përpunimit të qumështit pohoi për “Monitor” se, pavarësisht se në këtë periudhë prodhimi i qumështit të lopës është stabilizuar dhe çmimi është ulur, të hyrat nga jashtë janë të larta, për shkak të leverdisë së çmimit.

“Prodhimi i qumështit të lopës në këtë periudhë është stabilizuar dhe ka mjaftueshëm në treg. Çmimi i shitjes së qumështit nga fermeri është ulur nga 90 lekë me TVSH, në 80 deri 83 lekë me TVSH për litër. Por prodhimi është i pakët, ndërsa çmimi jashtë është më i lirë. Në Hungari, nga ku po furnizohemi, çmimi i qumështit është 76 me TVSH plus taksën 10%”, u shpreh një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit.

/a.d

Next Post
Tërmeti apokaliptik në Marok dëmton Xhaminë Tinmal të shekullit të 12-të

Tërmeti apokaliptik në Marok dëmton Xhaminë Tinmal të shekullit të 12-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

Problemet e çiftit Macron gjejnë zgjidhje në gjykatë, dënohen 10 persona

January 5, 2026
“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

“Shteti me pushime, ndërsa fermerët…”, Braçe: 32 milionë euro janë gati, por nuk po shpërndahen

January 5, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

January 5, 2026
Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

January 5, 2026
303 miliardë fuçitë që ndryshojnë ekuilibrat botërorë

303 miliardë fuçitë që ndryshojnë ekuilibrat botërorë

January 5, 2026
Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin

Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin

January 5, 2026
Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

January 5, 2026
Venezuela zbut tonet me SHBA / Presidentja e përkohshme: Të hapur për bashkëpunim…

Venezuela zbut tonet me SHBA / Presidentja e përkohshme: Të hapur për bashkëpunim…

January 5, 2026
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Aksident me pasojë vdekjen, arrestohet shoferi në Elbasan, Policia jep detaje

January 5, 2026
“Tani e kemi ne kontrollin”! Pas rastit të Venezuelës, Trump kërcënon dy shtete të tjera

“Tani e kemi ne kontrollin”! Pas rastit të Venezuelës, Trump kërcënon dy shtete të tjera

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In