• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi që (s’) duam

by A R
13/12/2024 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurora Sulçe

Turizmi po shndërrohet në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare. Teksa qeveria i mëshon numrit të miliona të të huajve që vizitojnë Shqipërinë, ekspertët dhe operatorët e tregut janë në kahun e turistëve më të paktë në numër, por që shpenzojnë më shumë. Sasi apo cilësi? Çfarë kemi dhe çfarë na duhet?

Turistët e huaj e zgjodhën Shqipërinë edhe këtë vit. Pamjet e rrugëve të Tiranës të mbushura me grupe turistësh që shohin me kërshëri çdo detaj, konfirmohen edhe nga shifrat zyrtare. Në 9-mujorin e këtij viti, numri i turistëve të huaj arriti në mbi 9,7 milionë, duke qenë pak a shumë në një linjë me objektivin e qeverisë për 14 milionë turistë këtë vit.

Por, a mjaftojnë vetëm numra? A mund të quhet e fituar sfida me turizmin këtë vit?

Teksa të huajt kanë preferuar të vijnë në Shqipëri, shqiptarët kanë zgjedhur vendet e tjera për të pushuar. Të dhënat tregojnë se deri në tetor të këtij viti, mbi 6,5 milionë persona kanë udhëtuar jashtë vendit, ose 15,6% më shumë se një vit më parë.

Në rritje janë edhe shpenzimet që ata kanë bërë në këto udhëtime. Në 9-mujorin e këtij viti, shqiptarët kanë shpenzuar jashtë mbi 2 miliardë euro ose 19,1% më shumë se një vit më parë.

Por, sa kanë shpenzuar të huajt në vendin tonë? Rezulton se në 9-mujorin e këtij viti, turistët e huaj kanë shpenzuar në Shqipëri një total prej 3,8 miliardë euro, ose 20% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i suksesshëm nga pikëpamja financiare ka rezultuar sektori i turizmit këtë vit? Përllogaritjet tregojnë se bilanci i sektorit të turizmit për 9-mujorin e këtij viti ka rezultuar pozitiv, me një total të ardhurash prej 1,8 miliardë eurosh që kanë mbetur në ekonominë shqiptare.

Por, përtej kësaj shifre, sa kanë shpenzuar mesatarisht turistët e huaj në vendin tonë? Për të kuptuar edhe tipologjinë e tyre. Rezulton se mesatarisht një turist i huaj ka shpenzuar për qëndrimin në Shqipëri 391 euro. Një shifër që konsiderihet e ulët dhe dëshmon se Shqipëria është ende larg turizmit elitar që duhet të synojë dhe ajo që kemi aktualisht, është një turizëm masiv me vizitorë të varfër.

Fluksi i shtuar i turistëve të huaj ka vështirësuar jetesën për vendasit. Kjo pasi është shoqëruar me rritje të çmimeve të produkteve të mallrave të konsumit të përditshëm, të qirave apo edhe vështirësive në ofrimin e shërbimeve publike, siç është pastrimi. Një dukuri që ka ndodhur dhe ndodh edhe në vendet e tjera që kanë turizëm të zhvilluar, si Italia apo Spanja, ku ka pasur edhe protesta kundër turistëve të huaj nga vendasit.

Turizmi po shndërrohet në sektorin lokomotivë të ekonomisë shqiptare. Me një peshë të shtuar në rritjen ekonomike, me rritjen e numrit të të punësuarve dhe thithjen e investimeve të brendshme dhe atyre të huaja.

Por, edhe për lidhjen me sektorët e tjerë, ndonëse një sinergji e tillë ka munguar me bujqësinë, sektor në rënie, dhe ku nevojat e tregut të brendshëm për produkte, kryesisht ushqimore po plotësohen me mallra importi.

Pesha që turizmi dhe sektorët e tjerë të lidhur me të kanë në ekonominë e vendit është më e larta në rajon, me 30,4% të Produktit të Brendshëm Brutor, pasuar nga Mali i Zi, vend që gjithashtu e ka turizmin ndër sektorët kryesorë.

Por, pavarësisht numrave në rritje të turistëve të huaj, sektori ka ende shumë probleme, me të cilat përballen pushuesit dhe operatorët e tregut. Ato nisin me mungesën e fuqisë punëtore që ka rritur kostot dhe e ka bërë të vështirë përballimin e fluksit, me zhvlerësimin e euros, monedhë në të cilën kryesisht një pjesë e aktivitetit e vijojnë me informalitetin dhe mungesën e koordinimit të politikave me pushtetin qendror dhe atë vendor.

Ndërkaq, qeveria ka bërë publik vizionin për të zhvilluar turizmin gjatë viteve të ardhshme. Në fuqi ka hyrë tashmë Strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2024-2030, e cila parashikon drejtimet dhe instrumentat se si do të zhvillohet ky sektor në 7 vitet e ardhshme.

Strategjia e ndan vendin ne 6 klastera turistikë, duke grupuar disa rajone sipas karakteristikave të përbashkëta. Për secilën nga kasterat, drafti ka nxjerrë produktet turistike parësore dhe dytësore, burimet dhe atraksionet kyce, si dhe pervojat kryesore të disponueshme për turistët.

Por cilat janë masat që sipas operatorëve turistikë dhe ekspertëve të sektorit duhen marrë?

Ajo që kemi sot është një turizëm kaotik, i orientuar nga sasia dhe shumë pak nga cilësia. Në ekonomi çdo gjë është llogari dhe që llogaritë të dalin mirë, duhet ndryshuar filozofia dhe qasja, dhe rrjedhimisht edhe investimet dhe masat për turizmin.

Next Post
Lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In