• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

by Os De
23/01/2026 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët e Kosovës mbetën grupi kryesor i turistëve në vend edhe gjatë 2025, dukë shënuar 4.66 milionë hyrje. Pesha e tyre ndaj totalit prej 12.4 6 milionë hyrje ishte 37.4 për qind, duke treguar edhe një herë kontributin që ka turizmi patriotik në këtë sektor në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare të grupeve që kanë vizituar Shqipërinë sipas Lëvizjes së Shtetasve të publikuara nga INSTAT tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i rëndësishëm me 1.29 milionë hyrje në vitin që lamë pas.

Kjo shënon një rritje 3.17 për qind në raport me vitin 2024. Ajo që vihet re është një ngadalësim i theksuar i rritjes së këtij grupi pasi në 2024 krahasuar me 2023 rritja ishte 31.5 për qind. Turoperatorët thanë gjatë 2025-ës se një zbehje e italianëve sidomos gjatë verës ishte e dukshme dhe kjo lidhej me faktin që ata nuk e konsideronin më Shqipërinë një vend të lirë për pushime. Shtrenjtimi i disa rajoneve ku ky grup u përqendrua për pushime siç ishte pjesa e Jugut të Shqipërisë bëri që shumë prej tyre të anulonin rezervimet ose të ndryshonin destinacion.

Gjithsesi ata mbeten një grup i rëndësishëm për turizmin gjithëvjetor duke preferuar vizitat në fundjava në Tiranë apo Durrës si dhe në pjesën tjetër të vendit dhe duke eksploruar gjithmonë e më shumë pjesën kulinare dhe rurale të vendit nisur nga fakti që mbetemi ende një nga vendet me çmimet më të ulëta në restorante.

Në rënie gjatë vitit të shkuar ishin edhe polakët. Operatorët turistikë theksojnë se kjo rënie nuk vjen nga turizmi i organizuar i cili ndër vite ka qenë në rritje e po kështu kontratat ishin në rritje edhe ne 2025-ën. Rënia vjen nga turistët individual që nën promovimin e gjerë që pati Shqipëria tre vitet e fundit vendosën të eksploronin të vetëm. Vitin e shkuar në vend hynë 288 mijë polakë që përbëjnë vetëm 2.8 për qind të peshës totale të turistëve. Po kështu në rënie ishin gjatë 2025-ës edhe turistët nga Turqia dhe Spanja.

Grupet në rritje

Gjermania dhe Franca janë dy grupet me rritje të turistëve në vendin tonë dhe kjo pritet të mbetet e njëjtë edhe gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e shkuar gjermanët patën një rritje 17.27 për qind duke shënuar një numër prej 452 mijë hyrjesh.

Ky është një grup turistësh që vjen në formë individuale por sidomos të organizuar në ture kulturore por edhe gjatë verës. Sa i i takon Francës rritja ishte 25.39 për qind në raport me një vit më parë duke shënuar 293 mijë. Franca pritet të vijojë rritjen edhe këtë vit madje për herë të parë operatorët turistikë ndërmjetësuan me strukturat akomoduese për ti sjellë me kontrata garancie në formë të organizuar gjatë kësaj vere.

Në rritje janë edhe hyrjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në vitin 2025 u regjistruan 241 mijë hyrje me një rritje rreth 8 për qind në raport me vitin paraardhës.

Shqipëria po vijon edhe gjatë këtij viti një promovim të gjerë në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale por ky promovim nuk është i përmasave që vendi ka pasur në tre vitet e fundit. Ekspozimi i probleme të turizmit në rrjete sociale nga vizitorë që kanë ardhur në Shqipëri duket se ka bërë që përveç pjesës më të bukur të Shqipërisë të huajt të kenë rezerva edhe për problemet që kanë hasur sidomos sa i takon mbetjeve, infrastrukturës, kafshëve të braktisura, çmimeve jo dhe aq ekonomike sa pritshmëritë e tyre.

Gjatë 2026 operatorët e turizmit presin që rritja të vijojnë sa i takon vizitorëve por vëmendja duhet të kthehet tek marrja e masave për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Ngadalësimi i rritjes vit pas viti është një sinjal që masat duhet të merren janë urgjente./Monitor.al/

Next Post
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In